LONDON CAPITAL

LONDON CAPITAL

Share

Property addict
WE BRING EXCELLENCE TO THE BUYING
SELLING EXPERIENCE. INVESTMENT & GROWTH.

17/06/2026

REFERENDUM DETYRUES PËR PASURITË KOMBËTARE!

Shqipëria nuk është "pasuria e babës" së asnjë kryeministri, por pronë e krejt shqiptarëve!

Propozojmë miratimin e një ligji kushtetues që detyron zhvillimin e referendumit kombëtar për çdo projekt strategjik që prek pasuritë publike dhe kombëtare, si për shembull:

- Ishujt dhe brigjet e Republikës së Shqipërisë.

- Zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare.

- Lagunat, deltave dhe ekosistemet natyrore.

- Portet detare dhe infrastrukturat strategjike.

- Aeroportet dhe nyjet kryesore të transportit.

- Burimet ujore, lumenjtë dhe rezervat natyrore.

- Minierat, nafta, gazi dhe çdo pasuri nëntokësore.

- Objektet me rëndësi historike, kulturore dhe kombëtare.

Sugjerojmë që:

Asnjë kontratë, koncesion, dhënie me qira afatgjatë apo partneritet strategjik mbi pasuritë kombëtare të mos hyjë në fuqi pa konsultim publik dhe referendum.

Çdo projekt të shoqërohet me publikimin e plotë të dokumentacionit:
- Kontratave.

- Studimeve ekonomike.

- Studimeve mjedisore.

- Përfituesve fundorë të kompanive.

- Përfitimeve financiare për shtetin.

- Të krijohet Regjistri Kombëtar i Pasurive Strategjike, i aksesueshëm online për çdo qytetar.

- Të ndalohet me ligj ndryshimi i kufijve të zonave të mbrojtura vetëm për t'i hapur rrugë interesave private.

- Të garantohet e drejta e komuniteteve lokale për të votuar dhe për t'u shprehur para çdo vendimi që prek territorin ku jetojnë.

- Kjo nuk është një kërkesë kundër investimeve.

Përkundrazi!

Investimet janë të mirëpritura, por transparente!

Në demokraci, qeveria administron pasuritë kombëtare. Nuk i zotëron ato!

ASNJË VENDIM PËR SHQIPËRINË, PA SHQIPTARËT!

Want your business to be the top-listed Finance Company in London?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Address


Sw1x0ll
London
SW1X0LL

Opening Hours

Monday 9am - 6pm
Tuesday 9am - 6pm
Wednesday 9am - 6pm
Thursday 9am - 6pm
Friday 9am - 6pm
Saturday 9am - 6pm