EGpartners

EGpartners

Share

EGpartners ofron konsulencë dhe shërbime ligjore. Përfaqësim ligjor, në fusha të ndryshme të së drejtës civile, administrative, penale, etj.

12/08/2022

Lajm i fundit!
Vihet në funksion portali e-albania.
Tashmë mund të merrni shërbimet në kohë reale.
Të gjithë Ju bashkëatdhetarë që hasni vështirësi, ne jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë në çdo moment.
Mos hezitoni të na kontaktoni në nr e telefonit:
2108847237
Ose të na vizitoni në zyrat tona në adresën:
Ipirou 60, Athinë K.P 10439

https://www.google.com/maps/place/EG+partners/@37.990324,23.7298396,14.48z/data=!4m5!3m4!1s0x0:0xf52a77e4ad6bc89e!8m2!3d37.9907208!4d23.7252308

19/07/2022

📢 Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,

📌 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, shtetasit të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) brenda vitit 2020 dhe nuk i kanë tërhequr ende ato, kanë afat kohor për t'i tërhequr deri më 𝟯𝟭 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟮. Pas kësaj date këto dokumente do të shpallen të pavlefshme.
❗️Për tërheqjen e këtyre dokumenteve, shtetasit e interesuar mund të paraqiten personalisht pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, ora 09:00-14:30, të premten 09:00-14:00 ose të dërgojnë kërkesën e tyre përmes adresës sonë elektronike 📧 [email protected], ku duhet të specifikojnë saktësisht të dhënat e aplikantit dhe adresën e vendbanimit, për tu ofruar opsionin e dërgesës së tyre nëpërmjet shërbimit postar.

➡️ Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës dhe kartës ID” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:
🔹 Emër Mbiemër
🔹 Adresa e vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, kodi postar, qyteti, rrethi)
🔹 Foto e faturës së aplikimit
🔹 Numri i telefonit celular

15/07/2022

Keni problem me lejen e qëndrimit në Greqi?

Stafi ynë i përbërë nga avokatët më të mirë të fushës, janë të gatshëm të marrin përsipër dhe të kryejnë çdo proces duke kaluar me sukses çdo problem.
Koha të pajiseni me leje qëndrimi!

Mos hezitoni të na vizitoni në zyrat tona:
Ipirou 60 Athinë, kati i 1-rë ose të na telefononi në:
Tel: 2108847237

23/06/2022

Përshëndetje të nderuar bashkëatdhetarë! 😊
Në komunikimin tonë javor "Ju pyesni, konsulli përgjigjet", dëshirojmë të flasim lidhur me procedurën e sigurimit online të akteve të gjendjes civile në portalin e-Albania dhe procedurat për njohjen e tyre në Shtetin Grek.
📌 Me vendim të Qeverisë Shqiptare, prej datës 1 Maj 2022 të gjitha shërbimet publike në administratën shtetërore ofrohen online, nëpërmjet portalit e-Albania.
🔹 Ky portal qeveritar është i arritshëm 24/24hX7 dhe 100% në gjuhën Shqipe.
🔸 Ai shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Është shumëfunksional dhe administrohet e zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
🔹 Një prej këtyre shërbimeve, por edhe ai për të cilin ka më shumë interes nga shtetasit shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, është sigurimi nëpërmjet këtij portali i akteve të gjendjes civile.
ℹ️ Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe Vendimin për disa shtesa në Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
🔸 Shërbimi elektronik "Aktit/Çertifikatë personale/martese/lindje/vdekje/familjare (Shqip/në gjuhë të huaj)" ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale dhe të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike në shqip ose në gjuhë të huaj.
Sigurisht, për fëmijët nën 16 vjeç, gjenerimi i certifikatës personale me vulë elektronike bëhet vetëm nëpërmjet llogarisë së njërit prej prindërve.
🔹 Për të gjitha llojet e çertifikatave që vërtetojnë një fakt juridik përpara vitit 2010, periudha e gjenerimit të dokumentit është deri në një muaj.
🔸 Gjenerimi online dhe vulosja me vulë elektronike e këtyre akteve të gjendjes civile, përjashton tashmë vulosjen e tyre në Prefekturat dhe Nënprefekturat e vendit, por në asnjë mënyrë vulën Apostile, e cila vendoset vetëm pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-së në Tiranë.
🔹 Apostilimi i dokumentave pranë këtij institucioni të lartë është i nevojshëm për të gjitha llojet e dokumenave të lëshuara nga administrata publike si dhe personat juridikë privatë në vend, të cilat kanë si destinacion përdorimi zyrat kompetente pranë një shteti të huaj.
🔺Kujdes. Përkthimi i aktit të sigurar online dhe të apostiluar në MEPJ shqiptare, bëhet vetëm pranë një zyre përkthimi të liçensuar greke, pranë rezidencës tuaj apo juridiksionit të zyrës/autoritetit grek ku do të përdoret.
❗️ Për çdo pyetje lidhur me këtë procedurë, por jo vetëm, jeni të lutur të na kontaktoni.
Faleminderit!

Want your organization to be the top-listed Government Service in Athens?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Ipirou 60
Athens
10439

Opening Hours

Monday 10:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 17:00