Radio Riviera Lukove

Radio Riviera Lukove

Share

Radio-Riviera.com

03/06/2026

Kur lumturia fshihej në një shkop akulloreje, ulur në potonin pranë derës. Përreth nesh, macet e rrugicës prisnin një pikë akulloreje.♥️♥️
Kjo eshte lumturia !!!

31/05/2026

Marseles !

Historia e Marselës dhe piktorit misterioz të Lukovës 🎨😂

Kur mbusha 5 vjeçe, prindërit më blenë një kukull të madhe plastike që e quajta Marsela. Ishte perfekte… derisa hyra unë në “menaxhimin e saj të përditshëm” 😄

Marsela nuk pati jetë të lehtë. U bë shoqe, infermiere, nxënëse, udhëtare, dhe ndonjëherë edhe “fluturuese aksidentale nga divani”. Si pasojë, flokët e saj vendosën të japin dorëheqje pa paralajmërim.

Dhe pikërisht në këtë moment dramatik, ndodh ngjarja e madhe:

Një ditë behari, mbi taracën e portës sonë kishte hipur një piktor student që kishte ardhur në Lukovë për aksion artistik. Po pikturonte shumë seriozisht, si njeri që mendonte se po ndryshonte historinë e artit.

Unë, 5 vjeçe, e bindur që ai ishte “doktor i ngjyrave”, i afrohem dhe i them me shumë edukatë: “Xhaxhi… mund të pikturosh pak kukullën?”

Ai ngrin. E shikon Marselën. Pastaj mua. Pastaj përsëri Marselën… ndoshta duke menduar nëse kjo ishte art apo emergjencë kombëtare 😄

Por pranoi.

Dhe ndodhi mrekullia: Marsela ime kaloi nga “rast i humbur estetik” në “rikthim VIP”. U bë si e re, si kukull që sapo kishte dalë nga dyqani (dhe jo nga luftërat e mia fëmijërore).

Unë isha krenare sikur kisha organizuar bashkëpunim midis Akademisë së Arteve dhe një klinike plastike… falas 😄🎨

Sot Marsela jeton ende në shtëpinë e kujtimeve të mia. Ndërsa ai xhaxhi piktor mbetet një mister i madh: artist i madh fasadash pallatesh ,apo njeriu që i shpëtoi karrierës duke pikturuar një kukull në Lukovë? 😂
Bota po trazohet nga fundi ,na ngeli te ndajme vetem çastet .
Qershori ardht plot ngjyra te ndezura !

---

16/05/2026

✨Eurovision është një nga festivalet më të njohura muzikore në botë, ku artistë nga vende të ndryshme prezantojnë këngët dhe kulturën e tyre. Ky kompeticion bashkon miliona shikues çdo vit dhe krijon një atmosferë festive, plot emocion dhe spektakël. Përveç muzikës, Eurovision promovon diversitetin, miqësinë mes vendeve dhe talentet e reja artistike. Shumë këngë të këtij festivali janë kthyer në hite ndërkombëtare dhe kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës evropiane.
✨Ju urojmë të gjithëve një shikim të këndshëm dhe plot emocione nga Eurovisioni! Le të shijojmë së bashku muzikën, spektaklin dhe atmosferën magjike që bashkon njerëz nga e gjithë Europa. 🎶✨

09/05/2026

✨10 Maj dita e Nënave ..Ne kujtim te nënave..
Pasditja kur “R-A” bëheshin “RU”

Kisha filluar klasën e parë. Ishte një pasdite e qetë shtatori dhe unë rrija me nënën time në tavolinën e dhomës sonë, me Abetaren hapur përpara.

Nëna ime ishte mësuese dhe kishte një durim të pafund kur më mësonte. Atë ditë po mundohej të më shpjegonte bashkimin e rrokjeve.

“R-A bëjnë RA”, më thoshte me qetësi.

Por unë nuk bindesha. Për mua, me logjikën time të vogël prej fëmije, “R-A” bënin “RU”. Dhe sa më shumë mundohej ajo të më bindte, aq më shumë bindesha unë për të kundërtën .

Më kujtohet fytyra e saj e lodhur nga përpjekja. Ishte skuqur pak dhe në fund u ngrit nga tavolina e zhgënjyer — jo me mua, por ndoshta me pafuqinë për të hyrë në mendjen time të vogël atë pasdite.

Zbriti ngadalë shkallët e ballkonit dhe unë mbeta vetëm në dhomë, duke parë Abetaren sikur po mbaja në dorë misterin më të madh të botës:
Po kush kishte të drejtë? Unë apo nëna ime?

Të nesërmen në klasë, mësuesi filloi të na pyeste. Unë ngrita dorën e para, krenare dhe plot siguri:
“R-A bëjnë RU.”

Mësuesi heshti. Klasa heshti. Dhe unë prisja lavdërimin që nuk erdhi kurrë .

Pastaj, nga fundi i bangave, një shok u ngrit dhe tha me bindje:
“R-A bëjnë RA.”

Aty kuptova se ndonjëherë edhe nënat kanë të drejtë… megjithëse fëmijët nuk e pranojnë menjëherë .

Këtë histori e kujtonim shpesh më vonë, sidomos kur nëna ime u sëmur. Dhe unë i thosha duke qeshur:
“Mbase të kam lodhur shumë atë ditë…”

Ajo buzëqeshte. Një buzëqeshje e butë, plot dashuri dhe mirëkuptim. Dhe në atë buzëqeshje kuptoja gjithçka:
që mes nesh kishte pasur gjithmonë një lidhje të sinqertë, të thjeshtë dhe të fortë.

Sot më mungojnë pafund ato pasdite të vogla…
ato çaste që dikur dukeshin të zakonshme, por që koha i kthen në kujtimet më të shtrenjta të jetës 🌿

Want your business to be the top-listed Media Company in Athens?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Athens