Furra e Books
Kjo faqe asht për të fiksumt e librit dhe të letrave në përgjithësi.
29/01/2025
Simbas Bylit ky libër mund të lexohet pa drita. Kopjet e para në betonale Shkodër. Koleksioni Furra e Books, 4 (V).
11/12/2024
Kemi këndaqsinë me ba me njohje publikun shqiptar të Furrës se kemi rifillue aktivitetin tonë atje, tashme me botimet tona: koleksioni Furra e Books, ku si fillim po shfaqen disa përkthime të mia. Kjo falë nji bashkëpunimi me shtëpinë Fiorentia në Shkodër. Aktualisht kanë pa' dritën e shtypit kto tituj: romani Tristana i Galdosit, përmbledhja me aforizma Silogjizmat e idhnimit prej Cioranit, romani klasik Buvar e Pekyshe (Dy bablokët) prej Flaubertit sidhe romani monumental i Hygoit Punëtorët e detit. Kto janë daljet e koleksionit Furra prej numrit zero deri te numri 3(IV). Për porosina mund t'i drejtoheni botuesit z. Meritan Spahija në Betonale ose direkt te libraria universitare e Arianit (po aty), ose mund të na shkrueni ktu në inbox. Koleksioni mirëpret edhe shkrime origjinale autorësh shqiptar, ose përkthime me nivel. Urojmë të bahemi njimijë lexues që t'i bajmë 100 tituj!
19/08/2024
E i amël m’asht dukë fati em ikanak në andjen e mirazheve largësore të rastit që ende më grishin prej maleve të kaltra… Kshtu njoh nji muzikë të amël në kujtim ani pse nuk ia mbaj mend asedhenji notë: e di se quhet nisje apor kthim…
Dino Campana, Prendvera
Bezja: Paul Gaugin, Prendverë e Shêjtë
04/05/2024
Juan Larrea
Tue mbajtë distancat
(nga përmbledhja Version qiellor)
Në gjasën e mundshme të nji sipërfaqje
s’ka me mujtë kurr robi me ndërtue mure aq shum
sa ç’krejt rastësisht kafshon buzën kajherë
Edhe pse nata i ndih me qepallat e randa
mezi ka me mujtë me e teposhtë gjakun deri te kopshti i thellë
ku hala grahmuese e nji rrjedhë uji
qiellin ia ndal mbi bregun e nji dëshire madhore me kja
Të gjitha enigmat që dielli i zgjidh
me hyjtë përmbi nënkresa
porsi anî të preme mdysh prej nji vijet ideale
në të djathtë t’horizontit anijembytjet e bukra hapshqeta
në të majtë frymëmarrja në kryq e ligjeve fizike
lypin nji vend në arsyen e tij që derdh gjak
mes kthetrave të nji parajse që rend kah loti i pasosun
Gjak-zhveshun heshtja merr përdore nji lule rruginave të njerzve
porsi fener të fyem pse s’ndriçoi pa fé dyshimi
veç nji ndjesie uji të ngritë me pendimin e hijes
ase ‘j patericë në vend të çdo hylli të shuem
Por sa ma shum rrethohet tabernakulli i kohës me gjunj qepallash
tuj u lutë për lehtësinë e orëve fajtore
aq ma shum mbushet zemra me alarme çasti
andrrue mbi lumej lulesh mbi ranishtet e ranishteve.
Clicca qui per richiedere la tua inserzione sponsorizzata.
Digitare
Contatta l'azienda
Sito Web
Indirizzo
Via Lomazzo, 11
Milan
20154
Orario di apertura
| Lunedì | 16:00 - 19:30 |
| Martedì | 10:00 - 19:30 |
| Mercoledì | 10:00 - 19:30 |
| Giovedì | 10:00 - 19:30 |
| Venerdì | 16:00 - 19:30 |
| Sabato | 10:00 - 19:30 |
| Domenica | 11:00 - 19:30 |