Argjipeshkvia e Tivarit

Argjipeshkvia e Tivarit

Share

Unë jam rruga, e vërteta e jeta.

Photos from Argjipeshkvia e Tivarit's post 08/03/2024

Kleri i Argjpeshkvisë së Tivarit dhe i Ipeshkvisë së Kotorrit në shtegëtim lutjeje, prej datës 5 deri më 8 Mars në Spanjë dhe Portugali, konkretisht; Madrid, Fatima, Lisbonë dhe Toledo.

Ditë meditimi, reflektimi dhe bashkëndarje të shumë mendimeve, po ashtu edhe debate dhe mendime ndryshe dukë u munduar që të dalim fitues, por fitorja e vetme është uniteti i veprimtarisë tonë si Kishë lokale për të miren e besimtarëve në famullitë tona.
Jemi të bindur që ky bashkim i llojit te tillë jep fryte në punën tonë baritore dhe na ndihmonë në shejtnimin tonë.

Falenderojm ideatorin e këti shtegëtimi, Argjipeshkvin e Argjipeshkvisë së Tivarit dhe Administratorin e Ipeshkvisë së Kotorrit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, për inicjativen e këti shtegëtimi me klerin e Kishës të Dioçezës së Tivarit në bashkëpunim me Dioçezën e Kotorrit.

Me bekime! 🙏

05/03/2024

KRYEIPESHKVIA E TIVARIT

I. Historiku
Kryeipeshkvia e Tivarit, në kufirin mes Lindjes dhe Perëndimit, me pozitën e vet gjeopolitike, do të luante rol mjaft të rëndësishëm në Kishën universale, pas Ndarjes së vitit 1054, po të mos merrnin ngjarjet historike udhë tjetër. Tivari, ipeshkvia e dikurshme, ishte nën metropolinë e Duklës, por me shkatërrimin e Duklës, ajo bie nën Salonë (metropolinë e Splitit). Tivari atëherë trashëgon kryeipeshkëvinë duklane, që e kundërshtonte Dubrovniku, duke e konsideruar se i takonte atij trashëgimi. Sunduesit e Duklës (Zetës), përpiqeshin të fitonin për Tivarin titullin Kryeipeshkëvnor dhe metropolitan. Mihaillo Voisllavleviq do të arrijë të fitojë prej Papës Gregorit VII kurorën mbretërore, por jo edhe nderin kryeipeshkëvnor për Tivarin, sipas gjasave, për shkak të Dubrovnikut (Kryeipeshkvënisë dhe Republikës). Birit të tij, Bodinit, kjo i shkon për dore prej protopapës Klementit III në vitin 1089. Me bulën e dhënë kryeipeshkvit Pjetër, ai vërteton të drejtat metropolitane. Disa historianë mëndojnë, se kryeipeshkvia ka ekzistuar edhe më parë (prej vitit 1062 ose 1067). Gjithsesi, gjatë kohës së sunduesve duklanë, Kryeipeshkvia e Tivarit, ka përjetuar famë të madhe dhe të drejta, të cilat i takonin si Kryeipeshkëvi ashtu dhe Metropoli, edhe pse Kryeipeshkvia e Dubrovnikut mundohej t'i kundershtonte të drejtat e saj dhe i bënte probleme. Para kësaj, në vitin 1199, u mbajt Sinodi I i Tivarit me propozimin e mbretit Vukan Nemanjiq (të birit të Stefan Nemanjës) dhe në praninë e delegatëve papnorë. Zgjidhen problemet kishtare në Krahinën e metropolisë së Tivarit.
Rëndësia që Selia e Shenjtë i dha Kryeipeshkëvisë së Tivarit shihet me faktin, se për Tivarin kjo seli, vendosi njërin prej dipplomatëve të saj më të mëdhenj, ambasadorin në Mongoli, Gjonin prej Piano Karpin-it, i cili do t'u jepte fund konfliktit me kryeipeshkëvinë e Dubrovnikut në favor të kryeipeshkëvisë së Tivarit. Sulmi i parë në rolin dhe pushtetin e saj, bie me themelimin e kishës ortodokse Serbe, në vitin 1219, në kohën kur ortodoksia depërtoi gjithnjë e më tepër tek elementi sllav në këto hapësira, veçanërisht tek Nemanjiqët, prej të cilëve, disa, si p.sh. perandori Dushan Silni, kishte qendrime armiqësore ndaj katolikëve (latinska jeres-hereza latine). Gjatë kohës së Balshajve (të cilët i kthehen katoliçizmit) dhe gjatë kohës së sundimit të Venedikut prej 150 vjetësh, roli i saj gjallërohet, gjersa më në fund, me rënjën e Tivarit nën Turqit, në vitin 1571, iu dha një goditje gari vdekjeprurëse, kështu që, gjatë 300 vjetëve të sundimit turk, aktiviteti i saj do të reduktohet vetëm në përpjekjet për mbijetesë dhe në luftë që të ruajë atë çfarë mund të ruhej, duke u orvatur në dy fronte kundër ortodoksisë të favorizuar, edhe prej islamit sundues. Me islamizimin, prej dhunës apo prej interesit, popullsia e saj u zvogëlua, duke i vënë në sprovë dhe ngarkuar me tensione njerëzit, e ndryshëm që të mohojnë fenë e tyre. Është një mrrekulli e vertetë që nuk janë zhdukur, por kjo ndodhi me shumë vetmohime dhe persekutime, pjesërisht edhe me shpërngulje. Kur Mali i Zi, në luftën Velje (në vitin 1876-1878), shtriu dhe zgjeroi kufijtë dhe del në det, Kryeipeshkvia e Tivarit u gjet në një situat të re. Jo më nën sundimin turk, por tani nën atë ortodoksi dhe kuptohet në pakicë, edhe pse i kishte fituar disa famulli të kryeipeshkvisë së Shkodrës. Me lidhjen e Konkordatit mes Principatës së Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë, gjendja e katolikëve në situatën e re rregullohet në pikëpamje juridike dhe deri diku edhe permirësohet. Por, situata e re solli edhe probleme, për të cilat kryebarinjtë e Tivarit, kërkojnë zgjidhje adekuate që të mund të ruanin këtë grigje të vogël, ''reliquiae reliquiarum''. Mungesa e klerit të vendit ndikoi në këtë që të mos mund të arrihet as në rrethanat e reja ajo çka do të deshirohej. Fakti se edhe në Principatën (Mbretërinë) e Malit të Zi, dhe në Mbretërinë Slloveno-Kroato-Serbe, pra në Jugosllavinë e parë, Kryeipeshkvia e Tivarit, edhe pse ishte drejtëpërsëdrejti nën jurisdikcjonin e Selisë së Shenjtë, ishte nga pikëlpamja fetare dhe etnike pakicë, konsiderohej si trup i huaj, sepse ortodoksia konsiderohej si fe e shtetit, dhe me gjithë përpjekjet e kryeipeshkvit Dobreçiq-it nuk ka mundur të bëjë atë se çka dëshironte. Aktiviteti i Kishës është reflektuar në pastoralin tradicional, edhe pse ka themeluar Jetimore, Foshnjore dhe Seminare - gjithsejt tri institucione të reja për këto vende, Kisha është dashur të luftojë që të ekzistonte, ose më mirë të themi, që të ruhej ajo çka mund të ruhej.
Me ardhjen e regjimit ateist të komunizmit dhe me ndarjen e Kishës nga Shteti, Kryeipeshkvia e Tivarit (ashtu edhe fetë e tjera), gjendej në një situatë krejtësisht të vështirë. Për komunistët, feja konsiderohej ''o***m për popull'', e si katolike - ''bashkëpuntore e okupatorit' ose ''armike e popullit', thjeshtë si diçka e huaj në trupin e Shtetit.
Kisha e Tivarit ka kaluar epokën e këtij sistemi nëpër sprova dhe probleme të mëdha. Mund të luteshim e të organizoheshim vetëm në sakristi, e vetëm deri aty, sepse asnjë veprimtari e jashtme nuk ka qenë e lejuar. Por në kishë kryhej çdo gjë që ishte e nevojshme. Gjendja e besimtarëve ishte e rëndë, e vështirë që të mbaheshin edhe të deklaroheshin si besimtarë. Ka patur edhe tradhëti, largime prej Kishës. Kur u hapën kufijtë, rreth viteve 60, na ndodhi edhe vështirësia e re: shpërnguljet, njerëzit që braktisnin vatrat e veta, e kështu numri i besimtarëve të Kryeipeshkëvisë u përgjysmua.
Me një fjalë, me zhvillimin e ngjarjeve historike dhe me largimin e disa barinjve prej dioqezës së tyre, ikja e klerit në vendet më komode, para depërtimit të islamit, mungesa e klerit vendas e faktorë të tjerë, kanë ndikuar që Kryeipeshkvia e Tivarit, qoftë si Metropoli, qoftë si dioqezë e pavarur, të mos mund të luajë më atë rol që kishte patur gjithmonë si urë mes Lindjes dhe Perëndimit, ose si një lloj antemurali.
Megjithatë, Argjipeshkvia e Tivarit ishte dhe është i vetmi institucion fetar, i cili, në këto hapësira, ka kohën më të gjatë historike si ekzistencë.

Photos from Argjipeshkvia e Tivarit's post 01/04/2023

Vizita e Ambasadores së Italisë në Mal të Zi, znj.Andreina Marsella, Argjipeshkvisë së Tivarit!
Takim me Mons.Rrok Gjonlleshaj, Argjipeshkëv i Argjipeshkvis së Tivarit dhe Administrator i Ipeshkvis së Kotorrit. 30.03.2023.

23/07/2022

Të dielë nga ora 10:30 - 22:00 presim ngushëllime për Dom Tomen te kapela në Ulqin.
Mesha shenjte dhe varrimi parashikohet të jenë të Hanen në Kllezën në 13:00h!

Photos from Argjipeshkvia e Tivarit's post 20/07/2022

Dje më datën 19.07.2022. në ambientet e rezidencës të Argjipeshkvisë së Tivarit u mbajtë takimi mes Argjipeshkvitë të Argjipeshkvisë së Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj dhe presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në takim ishte i pranishëm edhe Ipeshkvij i Ipeshkvisë së Kotorrit Imzot Ivan Shtironja.

Want your place of worship to be the top-listed Place Of Worship in Bar?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address


Bar
85000