Forca E Re Demokratike
Forca e Re Demokratike është themeluar më 22 tetor 2005 nga intelektualë shqiptarë në Mal të Zi.
05/04/2026
📌 Forca e Re Demokratike uron besimtarët me rastin e festës së Pashkëve
Me rastin e festës së shenjtë të Pashkëve, Forca e Re Demokratike u përcjell urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve që festojn këtë ditë të shenjtë.
Pashkët simbolizojn ringjalljen dhe shpresën duke përcjell mesazhe të fuqishme për paqe, dashuri, falje dhe solidaritet , vlera që mbeten themel i një shoqërie të bashkuar.
Në këtë frymë, Forca e Re Demokratike thekson rëndësinë e kultivimit të mirëkuptimit dhe respektit reciprok për avancimin e përgjithshëm të komunitetit ton.
Në një kohë ndryshimesh të vazhdueshme , mesazhi i Pashkëve na fton të forcojm besimin në të ardhmen dhe të kontribojmë secili në mënyrën e vet për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për te gjithë.
Urojmë që kjo festë e shenjtë të sjell paqe, shëndet , harmoni familjare dhe begati në çdo vatër shqiptare .
Gëzuar Pashkët !
FORCA E RE DEMOKRATIKE
31/12/2025
🎉 MESAZH URIMI PËR VITIN E RI 2026 🎉
Të nderuar bashkëkombës,
Me rastin e fillimit të vitit të ri 2026, Forca e Re Demokratike ju drejton urimet më të sinqerta për një vit të mbushur me shëndet, begati dhe realizime të qëndrueshme.
Ky është një moment reflektimi mbi rrugën që kemi kaluar dhe mbi mundësitë që na ofron viti i ardhshëm.
Viti 2026 paraqet një mundësi të rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi, pasi përkon me avancimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, proces që do të kontribuojë në forcimin e të drejtave dhe përfaqësimit të shqiptarëve në institucione, dhe në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike.
Prioritetet tona për këtë vit janë zhvillimi i qëndrueshëm, forcimi i demokracisë lokale dhe krijimi i mundësive reale për çdo qytetar dhe komunitet. Angazhimi ynë fokusohet në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare ne Malin e Zi, duke përmirësuar infrastrukturën dhe krijimin e mundësive të reja.
Me angazhim të përbashkët, besojmë se do të arrijmë aspiratat tona për një të ardhme më të begatë dhe më të drejtë, ku çdo individ ka mundësinë të kontribuojë dhe të arrijë nga progresi i shoqërisë.
Le të jetë ky vit një hap përpara në realizimin aspiratave tona të përbashkëta.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
FORCA E RE DEMOKRATIKE
👉 Insert nga fjalimi i këshilltarit Asllan Llunji në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the organization
Telephone
Website
Address
Ulcinj
85360
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |