Xhamia R4bia
Xhamia R4bia- Debresh
27/05/2026
Me fat Kurban Bajramin
Zoti që e vonon lutjen tënde, e vonon edhe dënimin tënd; në vonesën e Tij fshihet një mëshirë më e thellë se kuptimi yt. Zoti që nuk jep menjëherë, nuk merr as shpirt për shkak të një mëkatit, a nuk sheh në këtë një dashuri më të madhe se çdo lutje e plotësuar?! Sa herë ke gabuar, e megjithatë mëngjesi të ka përqafuar sërish me dritë; sa herë e ke harruar Atë, e Ai nuk të ka harruar ty?! Në çdo vonesë fshihet një mundësi që të kthehesh tek Ai, që të përmirësohesh.
Mos e mat afërsinë e Tij me shpejtësinë e përgjigjes ndaj dëshirave të tua, sepse Ai nuk është shërbëtor i tekave të tua, por Zot i fatit tënd.
Ai e sheh rrugën në të cilën do të humbisje po ta merrje atë që kërkon, dhe prandaj ta jep pritjen si mbrojtje, jo si privim.
Bëhu i durueshëm që edhe në pritje gjen takimin, që edhe në heshtje e njeh fjalën e të Mëshirshmit, sepse i njëjti Zot që nuk i plotëson menjëherë lutjet e tua, është i njëjti që nuk të ndëshkon menjëherë pas mëkatit, dhe midis këtyre dy vonesave është vendosur e gjithë dashuria.
O All-llah, bëje Kurban Bajramin për ne simbol të pajtimit me caktimin Tënd dhe të durimit të bukur.
Redaksia,
[Xhamiarabia.info ]
21/05/2026
Për ta bërë Xhumanë më të mirë dhe më të bekuar, mund t'i ndiqni disa hapa dhe praktika të rëndësishme fetare dhe shpirtërore që e forcojnë lidhjen tuaj me All-llahun dhe e përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore dhe sociale.
Disa këshilla që mund t'i ndiqni:
• Pastrimi dhe higjiena personale, veshja me rroba të pastra dhe të bukura, përdorimi i parfumeve nëse është e mundur.
• Leximi i Sures El-Kehf: Në hadith thuhet se leximi i Surës El-Kehf në ditën e Xhuma sjell dritë dhe bekim për javën që vjen.
• Bëni lutje dhe kërkoni falje për mëkatet tuaja.
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]
Photo: Berat Saliu
19/05/2026
Durimi është thesari që çon në pasuri të vërtetë. Durimi në momentin e goditjes së parë është shenjë e forcës mendore dhe shpirtërore, sepse në momentin e parë të vështirësisë thuhen fjalë të rënda dhe merren vendime të vështira. Prandaj, durimi është çelësi i lumturisë.
Të durosh në urdhrin e All-llahut dhe të kërkosh urtësi në të përmes vetë-reflektimit; pastaj të durosh dhe të qëndrosh në të mirën; dhe të durosh në mosbërjen e së keqes – kjo është rruga për dashurinë dhe nderin madhështor të All-llahut – hyrja në Xhennet pa llogari.
"Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se të ngjajë ajo. Kjo për All-llahun është vërtet e lehtë!"
Redaksia,
[Xhamiarabia.info]
14/05/2026
Pse shpesh lexojmë salavate dhe selame për Pejgamberin (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të)?
إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىِّ ۚ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ صَلُّوا۟ عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا۟ تَسْلِيمًا
“Vërtet, All-llahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! [Ahzab, 56]
Tekstin e plotë e gjeni në lidhjen në koment...
Përkujtesë_ditore
Japonezët thonë, njërëzit kanë tre fytyra:
- fytyrën e parë ua tregojnë të gjithëve;
- fytyrën e dytë vetëm miqve të afërm dhe familjes; dhe
- fytyrën e tretë nuk ia tregojnë askujt.
Në realitet kjo paraqet personalitetin e vërtetë.
Sjellja e besimtarit të vërtetë nuk ndryshon, përkatësisht jeta e tij private përkon me atë publike.
"Nëse nuk turpërohesh, bën ç'të duash," [Hadith]
12/05/2026
Cilat sure duhet të lexohen në kohë depresioni dhe stresi?!
Jeta në këtë botë nuk është e mbuluar me trëndafila. Ne si qenie njerëzore, shpesh vuajmë për shkak të zemrës së thyer, trishtimit dhe provave. Secila nga këto situata mund të na çojë në depresion. Megjithatë, ndonjëherë nuk na duhet asnjë arsye për të qenë të dëshpëruar, dhe kur ndodh kjo, detyra jonë është të kërkojmë ndihmë. All-llahu, xhele sha’nuhu, ka shpallur Kur’anin si udhëzim për njerëzimin deri në Ditën e Gjykimit, duke na ofruar një udhëzues që mund të na ndihmojë në gjendje depresioni.
[Teksti i plotë në lidhjen në koment]
02/05/2026
A është islamofobia sëmundje?!
Duke filluar nga mediat e printuara, përmes kanaleve televizive deri te faqet në internet, shpesh pranë fjalës Islam qëndron edhe fobia. Çfarë është fobia? Përkufizimi thotë kështu:
“Fobia (greqisht: phobos – frikë, ikje) është një frikë e shprehur dhe e qëndrueshme, më së shumti e tepruar ose e pabazuar, dhe shfaqet në lidhje me pritjen e një objekti ose situate specifike.” Në shpjegimin e mëtejshëm thuhet se të rriturit me fobi specifike e njohin se frika është E TEPRUAR DHE E PABAZUAR, por nuk mund t’i rezistojnë asaj. Por në përkufizim thuhet se është E TEPRUAR OSE E PABAZUAR. Shfaqen simptoma fizike të shprehura, të cilat përkeqësohen: djersitje e pëllëmbëve, skuqje në fytyrë, rrahje të shpejta të zemrës, dhimbje në kraharor, personi ndjen se nuk ka ajër (ndjesi se do të mbytet), dridhje të duarve dhe këmbëve, dridhje të zërit...
[Tekstin e plotë lexoni në lidhjen në koment]
01/05/2026
Xhumaja – ibadet që disa e kryejnë me trup, por me shpirt mungojnë
Xhumaja, dita më e zgjedhur e javës, dita që All-llahu e nderoi dhe ngriti mbi të gjitha ditët e tjera, ditë që duhet t’i tubojë ata që veten e quajnë muslimanë, që ta dëgjojnë fjalën dhe mesazhin e All-llahut.
All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
“O ju që besuat! Kur të thirreni për namaz ditën e xhuma, nxitoni drejt përmendjes së All-llahut dhe lini tregtinë. Kjo është më e mira për ju, sikur ta dinit.” [El-Xhumu’a, 9]... [teksti i plotë në lidhjen në koment]
25/04/2026
Ilaçi kur’anor për trishtimin dhe pashpresën
Njeriu përpiqet sipas mundësive. Punon, planifikon, lufton. Mundohet ta bëjë jetën e vet dhe të familjes sa më të bukur. Por, pavarësisht sa përpiqet, njeriu nganjëherë vjen para dyerve të mbyllura dhe kupton se nuk mund të vazhdoj. Arrin te dyer që nuk mund t’i hapë as me pasuri, as me forcë, as me dije dhe as me lidhje.
Çfarë të bëjë atëherë? Çfarë të bëjë kur rruga nuk mund të vazhdojë? Çfarë të bëjë kur i kemi shteruar të gjitha mundësitë dhe arrijmë në fund?!
Islami jep një përgjigje shumë të thjeshtë për këtë. Besimtari, siç thotë Pejgamberi a.s., e përdor armën e tij më të fortë. Ai ngre duart, vendos ballin në sexhde dhe i drejtohet All-llahut me dua, e pastaj mbështetet tek Ai, sepse besimtari e di se All-llahu kurrë nuk e refuzon duanë dhe nuk i lë në baltë robërit e Tij të sinqertë.
Si t’i lutemi All-llahut?...
[Tekstin e plotë lexoje në lidhjen që gjendet në koment!]
20/04/2026
O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh
Ajeti: “O ju ë besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.” (Kur’an, Ahzab, 41) vjen në formë të përgjithshme, pa përkufizim rreth mënyrës, kohës apo formës së dhikrit. Pikërisht ky përgjithësim e tregon gjerësinë e adhurimit të përmendjes së All-llahut, qoftë individualisht apo në grup, me zë apo në heshtje, për sa kohë që është në përputhje me parimet e sheriatit dhe shpie drejt vetëdijes për All-llahun e madhëruar.
Pretendimi se zëri i lartë apo dhikri i përbashkët është i diskutueshëm, shpesh mbështetet në ngushtimin e asaj që All-llahu e ka lënë të gjerë. Nëse është urdhëruar “përmendje e shpeshtë”, atëherë çdo mjet që i bashkon njerëzit në përmendjen e All-llahut, e forcon lidhjen e tyre me Të dhe e nxit zemrën drejt përulësisë, hyn në veprat e lavdëruara, e jo të qortuara, për sa kohë që nuk përmban diçka qartësisht të ndaluar.
Dhikri i përbashkët ka edhe një dimension shtesë: ai i nxit të pakujdesshmit, i mëson të painformuarit, e forcon unitetin dhe krijon një ambient ku emrat dhe cilësitë e All-llahut lartësohen e madhërohen. Vështirë të thuhet se një tubim i tillë bie ndesh me frymën e këtij dhe ajeteve të tjera që thërrasin pikërisht në shpeshtësi, bollëk dhe vazhdimësi të dhikrit.
Së fundmi, ia vlen të kujtohet një fakt i dukshëm: gjatë Bajramit, edhe ata që e kundërshtojnë dhikrin e përbashkët, ashtu si të gjithë besimtarët, i kanë shqiptuar tekbiret e Bajramit së bashku, në grup. Nëse shqiptimi i përbashkët i tekbirit është i pranueshëm dhe një praktikë e Ummetit, atëherë është e vështirë të pretendohet në mënyrë të qëndrueshme se çdo formë e dhikrit të përbashkët është problematike apo e diskutueshme.
Redaksia,
[xhamiarabia.info]
05/04/2026
Këshilla për pushtetin
Ebu Hamid Muhamed el-Gazali, një nga dijetarët dhe filozofët më të njohur islam, e ka shkruar veprën “Këshilla për pushtetin” (Nasihat al-Muluk), në të cilën e trajton etikën e qeverisjes dhe përgjegjësitë e sundimtarit ndaj popullit...
[Tekstin e plotë lexoje në lidhjen e shënuar në koment]
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Debresh
Gostivar
1230