Radio Rrapi 107.5 Fm
Amdi Vinca
Kur hedh dheun mbi trupin e më të dashurve ,
atëherë kupton sesa e pavlerë është kjo bote .
Nganjehere më duket sikur ske ikur kurrë prej nesh.
Sot 2 Vite Pa Ty .
Sotë u bënë dy vite qē u nda fizikisht Lulzim Çollaku - Luli!
më 21 maj u nda nga familja, miqtë,
shokët dhe kolegët, Lulzim Colaku - Luli
duke na lënë me dhimbje e trishtim të thellë, por njëherit edhe kujtime të pashlyeshme.
Na le të gjithëve të pikëlluar,por dhe krenarë që patem një nejri të cmuar,të sinqertë dhe të çiltër.
Për Lulin kam veç kujtime të bukura e biseda shumë të këndshme.
Ishte shumë pozitiv. Sillej e përshtatej me ne shumë lehtë,
saqë nuk vërehej dallimi i madh në moshë.
Luli ishte njeri shumë i rëndësishëm në jetën time,
përkrahës i madh, mik i veçantë!
Çdokush që ka patur mundësi ta njohë , ia di vlerën e patjetër do e ndiejë edhe mungesën e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi Yt-mik i dashur dhe jasht'zakonisht i respektuar-Lulzim!
Familja dhe shokët të janë krenarë për Lulzimin, për jetën dhe veprën e tij, për emrin dhe
shembullin që po lë pas vetes.
Kujtimet për Lulin, do t'i ruajmë, por ato që ai la tek ne, si miq e bashkëpunëtorë,
i përmendim vazhdimisht në bisedat tona.
I paharruar do të jetë ndër vite kujtimi për këtë figurë të papërsëritshme, dhe të pa lodhur.
Mbetesh ndër njrëzit më të mirë që kam njohur.
Na mungon Luli. Shiko më pak
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Struga
6330