Endri Nazarko
Autor
23/01/2025
Me kish motivuar poezia jote
E cdo nate kisha shkruar me shume.
Vargje te plota, te ndjera prej asaj bote,
Shkruaj, e shume nete kaluan pa gjume.
U cova nje dite bukur dhe lexova Kadarene
Pastaj me thjesht me dukeshin me Driterone.
Kur kujtimet vendin e fjaleve zene,
Vec nje poezi e re shpirtin ma ngron.
E pashe, diku detit e diku ndonje dukurije tjeter
I kishe shkruar shume bukur.
Pa dashur te behej kryeveper,
Fati te gjen kudo-gjendur a strukur.
Me kish motivuar poezia jote
Dhe gjithnje me shume kisha shkruar.
Gjithnje s’do jetojme nder mote
Kete lum kush e ka pranuar.
03/11/2024
Perendim
Se dielli cdo nate perendon edhe ketu,
Dhe rete behen sikur do bjer shi.
Kenajqesi jete, mendime kuturu
Pas cdo dite te nxehte, dashuri.
E, s’ta merrte mendja se ky djale fshatar
Qe Tiranen e shihte aspirim qe kur atje vajti,
Do behej nje dite kurbetqar
E pastaj ne Tajlande per muaj mjalti.
Po patjeter, s’ka qene e lehte…
Gjithe keto gjera per nje vit.
Patjeter s’i kam bere vet,
Por me ty se bashku ne pune, dite per dite.
Dhe djelli perendon 6 ore me pare ketu tek ne.
E shijojme kete muaj ne maksimum.
Qe kur te kthehemi serisht atje,
Nga ky muaj te kujtojme shume. Sa shume!
Krabi, 3 nendor 2024
Hotel Anda Sea Tales, the pool
Pazare te medha beje zotrote
Ne emer te asaj qe quaje dashuri.
Rreth e qark ti bije kesaj bote
S’do pranoje te jetoje ne varferi.
Se humbanik do e quaje veten
Dhe pazaret pastaj kush ti bej, kush?
Najher fjalet nuk treten
Sidomos kur degjohen prej jush.
Se humbës, “looser” si i thone Amerikanet
Do ishe ndjere nese do ishe me njeriun e gabuar.
Por dryshe do kishin folur keta tanet
Qe as per buke e uje s’do ishin ankuar.
Eh, zotrote pazare te medha beje ne koke
Kur s’e njohe ke kishe perballe.
Tani që ngele pa flokë
Ke frike mos ngelesh edhe pa dhemballe.
Te frikeson ai njeriu tjeter qe s’e sheh perdite,
Por shfaqet shume rralle.
Lutesh te largohesh edhe nga shtepite
Qe der die kishe kaq mall.
Tiranë,
Gusht 2024
Klicka här för att få din sponsrade notering.
Typ
Kontakta den offentliga personen
Webbplats
Adress
Adolfsberg
Helsingborg
25662