OnPoint Consulting Center
OnPoint është qendër e konsulencës e fokusuar në Investime, TurizëmArsimor dhe në TurizëmShëndetësorë
21/04/2023
Urimet më të mira për festën e Fitër Bajramit!
Festofshi përherë me shëndet e gjitha të mirat!
06/03/2023
Turqia është bërë një objektiv kryesor për studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Duke pasur këtë gjë parasysh ne si OnPoint kemi vendosur tu dalim në ndihmë studentëve shqipëtar që dëshirojn të studiojn në Turqi, por nuk arrinë të marrin një vendim shkaku i informatave të pakëta dhe mosdija e kushteve për të studiuar në Turqi.
Nuk ka pothuajse asnjë qytet turk pa një ose dy universitete. Numri i përgjithshëm i universiteteve turke ka arritur në më shumë se 200, nga të cilët 115 janë universitete publike, dhe dhjetë renditen në 500 më të mirët në botë, dhe kjo falë përpjekjeve të Republikës së Turqisë për të përmirësuar cilësinë e arsimit për të arritur nivelet më të larta. Kjo çështje ka kontribuar në arritjen e transparencës në sistemin e arsimit turk. Për më tepër, arsimi turk është unik për cilësinë e tij të lartë.
Përfitimet e të studiuarit në Turqi janë të shumta. Universitetet turke janë unike sepse çdo universitet i ri synon të kontribuojë në zgjidhjen e disa çështjeve në fusha të caktuara dhe kjo është për të përmbushur qëllimin, që është të përmisimi i arsimit në Turqi. Në të njëjtën kohë duhet theksuar se universitetet turke janë të njohura për partneritetet dhe bashkpunimet e tyre me universitetet amerikane dhe evropiane, duke i mundësuar studentët të marrin pjesë në programe shkëmbimi ndërkombëtar.
Ju mund të regjistroheni në universitetet turke me ndihmën e Qendrës së Konsultimit OnPoint. Për ta bërë të mundur regjistrimin tuaj, pas konsultimit që do bëni me ne, ju do duhet të dërgoni të gjitha dokumentet e nevojshme për t'u regjistruar në universitetin që dëshironi për të parë mundësinë e regjistrimit dhe për të vazhduar me hapat e mëtutjeshëm.
Nga ne si OnPoint ju do të merrni konsulltën që jeni duke e kërkuar për një kohë të gjatë për të pasur më shumë suksese në arsimimin tuaj.
05/03/2023
OnPoint gjindet afër jush për t'ju ofruar shërbimin e kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë. Këtë e kemi të dëshmuar edhe si kompani ku kemi shume histori suksesi të pacientëve.
Shërbimet shëndetësore në Turqi janë të një cilësie të lartë, ku teknologjia e fundit mjekësore është në dispozicion të pacientëve. Misioni ynë është të ofrojmë këshilla në sektorin shëndetësor për pacientët, spitalet, klinikat. Duke e pasur parasyshë edhe mungesën e disa shërbimeve mjekësore në vendet tona, një pjesë e madhe e pacientëve mbesin në një udhëkryq të panjohur dhe nuk dinë se ku të drejtohen. Për këtë ne si zyrë e konsullencës OnPoint kemi vendosur që ti gjindemi më afër pacientëve dhe palëve të interesuara për shërbime mjekësore dhe për shërbime të tjera shëndetësore.
Në rast se keni nevoj për konsullencë ju mund të na drejtoheni dhe ne do ju ndihmojmë të zgjidhni nga klinikat dhe spitalet më cilësore. Në këtë mënyrë ne do ju informojmë më shumë rreth mjekëve dhe mundësive tuaja të trajtimit. Hapi tjetër është mundësia për kontakt direkt me spitalin dhe mjekun që keni nevoj. Do ju ofrohet edhe ndihmë për organizimin e udhëtimit, akomodimi, kujdesin pas trajtimit dhe më shumë shërbime tjera përcjellëse.
Përdorimi i teknologjisë më moderne dhe precize bënë që shërbimet mjekësore në Turqi të jenë në një nivel shumë të lartë. Në përcjelljen dhe shërimin e sëmundjeve të rënda përdorimi i teknologjisë ka shumë rëndësi. Turqia e ofron këtë mundësi dhe ne si OnPoint kemi menduar që të jemi një urë për ata që kanë nevoj për këto shërbime.
28/11/2022
On Point Consulting Center të gjithë bashkatdhetarëve ju uron festën e 28 Nëntorit.
Qoftë i përhershëm festimi i kësaj feste!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Istanbul