Shoqata MATI
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata MATI, Nonprofit Organization, 293 Bay 20th Street 1st Fl, Brooklyn, NY.
02/17/2026
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosova jone e dashur!
Mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët, Luftëtarët dhe Etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë. Urojme që shumë shpejt, Kosova ta festojë si anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes së madhe Europiane
Urime Dita e Pavarësisë!!
01/03/2026
Në prag të festave të fundvitit, Shoqata “Mati” ne Amerike ka vijuar traditën e saj humanitare duke shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Këtë vit, 100 pako janë shpërndare ne Bashkine Mat dhe 100 pako ne Bashkinë Klos, duke u ardhur në ndihmë familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.
Ky aksion bamirës u realizua falë donacioneve të mbledhura nga donator , të cilët, edhe këtë vit, iu bashkuan misionit human të shoqatës për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.
Në krye të kësaj nisme qëndron kryesia e Shoqatës Mati, e përbërë nga:
Mentor Mata,Anjeza Shema, Ylli Baku,Doralda Çira dhe Hysen Llaveshi I cili mundesoi te dyfishohej donacioni kete vit.Eshte punuar me përkushtim për të siguruar dhe shpërndarë ndihmën në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Shoqata “Mati” shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët, duke theksuar se solidariteti dhe humanizmi janë vlera që e mbajnë gjallë këtë nismë vit pas viti.
Ky gjest human është një mesazh i fortë se, edhe në kohë të vështira, bashkimi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit sjellin shpresë dhe ngrohtësi për shumë familje.
GËZUAR 2026!
Shoqata “Mati” në Amerikë, ndihmë familje në nevojë për vitin e ri Në prag të natës së ndërrimit të viteve, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit shoqata “Mati” e cila operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka menduar të ...
01/01/2026
Me rastin e Vitit të Ri, Shoqata Mati, uron te gjithë shqiptaret kudo qe ndodhen Gezuar Vitin e Ri 2026!
Me gjithë zemër ju urojme që viti 2026 të sjellë shëndet të plotë, lumturi familjare, paqe, stabilitet dhe suksese të shumta në jetën personale dhe profesionale të secilit prej jush.
Le të jetë ky vit një vit i forcimit të bashkëpunimit, i mirëkuptimit të ndërsjellë dhe i arritjeve konkrete në shërbim të vlerave të përbashkëta. Le të hapim së bashku një kapitull të ri, me më shumë suksese, më shumë besim dhe më shumë arritje të përbashkëta.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Shoqata Mati
11/28/2025
🇦🇱 Shoqata MATI ju uron Gëzuar 28 Nëntorin – Festën e Flamurit! 🇦🇱
Një mbrëmje e paharruar u organizua më 23 Nëntor 2025, në “The Hanover Manor” – New Jersey, ku komuniteti shqiptar festoi me krenari 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Mbrëmja u zbukurua nga performancat e jashtëzakonshme të talenteve të rinj:
✨ Elida Dangli & Endi Baku – “Ti Shqipëri më jep nder”
✨ Talented Buzhiqi siblings
✨ Arbesa Lakja, Sarah Mata & Noel Mata – “Udhëtim nëpër Shqipëri”
E ftuar speciale: Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, znj. Suela Janina, e cila përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi punën e Shoqatës MATI.
⸻
Kryesia & Organizatorët e Shoqatës MATI
🟥 Mentor Mata – (Kryetar) Fjalimi Përshëndetës
🟥 Anjeza Shema – (Nënkryetare) Drejtore Artistike
🟥 Hysen Llaveshi – (Nënkryetar) Organizator Kryesor
🟥 Ylli Baku (Treasurer) Hapja e Festës Dhe mireseardhjen e te ftuarve.
⸻
🎶 Muzika & Atmosfera
Mbrëmja u gjallërua nga muzika e mrekullueshme shqiptare e Bojni Band, me:
🎤 Kujtim Bojni
🎤 Majlinda Dade
🎤 Anjeza Branka
🎤 Edmond Nikolla
Një festë me emocione, krenari dhe bashkim kombëtar!
⸻
🇦🇱 Gëzuar Festën e Flamurit!
❤️ Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!
11/28/2025
Gezuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar.
Shoqata Mati ju uron Gëzuar 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Kjo ditë na kujton sakrificën, qëndresën dhe dashurinë për lirinë që ka shoqëruar rrugëtimin tonë si komb neper vite. Flamuri ynë eshte Simboli i Historisë dhe Identitetit Kombëtar.
Në këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë me krenari rrënjët tona, të forcojmë lidhjet me njëri tjetrin dhe të vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë dhe të brezave që vijnë.
Ju urojmë shëndet, paqe dhe suksese.
Le të mbetet kjo ditë një burim frymëzimi, uniteti dhe shprese për të gjithë ne.
Krenaria e së shkuarës dhe forca e së sotmes na tregojnë se një komb që nuk harron rrënjët, nuk mund të thyhet kurrë.
Urime Festen e Flamurit
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar 28 Nëntorin! Urime!
10/05/2025
Përshëndetje miq të Shoqatës Mati!
Me rastin e festave të Nëntorit, Shoqata Mati organizon një aktivitet festiv per Festen e Flamurit me date 23 Nentor 2025 nga ora 6pm to 11pm në "The Hanover Manor" - 16 Eagle Rock Ave, East Hanover, NJ 07936. Nen shoqërinë e orkestrës fantastike të përbërë nga :
Klarinisti i Bojni Band,Kujtim Bojni.
Këngëtarja Matjane,Majlinda Dada,
Kengetarja Anjeza Branka
Këngëtari Edmond Nikolla në organo.
Janë të ftuar të gjithë matjanët dhe miqtë e tyre kudo në USA t’i bashkangjiten kësaj feste të mrekullueshme, FESTES SE FLAMURIT!
Ne nuk mund të sjellim Amerikën në Mat,por Matin mund ta bëjmë në Amerikë…
Adressa: The Hanover Manor: 16 Eagle Rock Ave, East Hanover, NJ 07936
For more info contact on these numbers: 718-414-9394 / 551-200-0510 / 347-614-7421 / 347-638-5095
09/27/2025
Shoqata Mati pati nderin dhe kenaqesin e vecante te merrte pjese ne evenimentin e 70-vjetorit te Anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, te organizuar nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali dhe Përfaqësuesja i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Suela Janina
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the organization
Telephone
Website
Address
293 Bay 20th Street 1st Fl
Brooklyn, NY
11214