Fir Conto

Fir Conto

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fir Conto, Financial service, Ferizaj.

Mirë se vini në shërbimin tonë online për Vërtetimin Tatimor 16/10/2020

🗣Njoftim për tatimpagues

🟢ATK, ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka nxjerr udhëzuesin me të cilin ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë rajonale, për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

✅Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

✅Ndërsa, tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

👉Vërtetimi Tatimor për personat fizik afarist dhe personat juridik, lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, si dhe në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste.

👉Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizik jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste, si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin.

👓Ky Udhëzues hyn në fuqi me datë 01 Nëntor 2020 dhe i njëjti shfuqizon të gjithë Udhëzuesit e mëparshëm që kanë rregulluar këtë çështje.

🌐Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Dokumente.

Mirë se vini në shërbimin tonë online për Vërtetimin Tatimor Shërbimin online për Vërtetimin Tatimor

Ballina - Administrata Tatimore e Kosovës 11/04/2020

Njoftim

Përfito nga Pakoja Fiskale Emergjente!

Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako.

Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.

Për përfituesit nga Masa 3a; 8 dhe 14, punëdhënësit, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve”, të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK, si dhe për të punësuarit e rinj (masa 14) duhet të bashkëngjisin kontratën e punës. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat e punëtorëve.



Për qëllime të përfitimit sipas Masës 3a; 8 dhe 14, duhet të keni parasysh identifikimin e të punësuarve, si:

· Punëtor aktiv - nënkupton punëtorin i cili është në marrëdhënie pune të vazhdueshme në biznes, mirëpo, për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore, punëdhënësi nuk ka arritur t’ia paguaj pagën. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “A”. Ky i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.

· Punëtor jo-aktiv - nënkupton punëtorin i cili është larguar nga puna si rezultat i rënies së aktivitetit të ndërmarrjes për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “B”. Ky ish i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.

· Punëtor i ri – nënkupton punëtorin e regjistruar gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, me kontratë pune së paku një (1) vjeçare, të nënshkruar pas datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Kosovë. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “C”.



Përfituesit nga Masa 3b, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të qirasë”, si dhe të bashkëngjisin listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.



Përmes formularëve të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë për vështirësitë financiare duhet të deklarojnë se veprimtaria e tyre është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime ose drejtpërtdrejtë në:

Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve -http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/04/UdhezuesPagat.pdf
dhe

Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë -http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf



ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

Ballina - Administrata Tatimore e Kosovës Lajmet e fundit Lexo të gjitha Njoftim për tatimpagues Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, ës...

04/04/2020

Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj,

1. Kjo masë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj
2. Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret, si në vijim
2.1. Punëdhënësi, përmes sistemit elektronik EDI, duhet të plotësojë dhe ngarkojë formularin dhe listën e dizajnuar nga ATK, më së largu deri më 15 Maj 2020;
2.2. Punëdhënësi duhet të dëshmojë që veprimtaria e tij është ndikuar negativisht direkt apo indirekt nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID19, qoftë duke dëshmuar që vepron me njërin nga kodet e veprimtarive në aneksin A të cilave u është ndërperë puna me urdhëresë të MEPTINIS, duke deklaruar se si kanë ndikuar vendimet e Qeverisë në rënien e të hyrave të tyre, duke dëshmuar vështirësitë financiare përmes librit të arkës, bilancit bankarë dhe dëshmi të tjera të ngjajshme;
2.3. I punësuari mund të përfitojë vetëm nëse i njëjti, është i deklaruar si primar në listë pagesën mujore të punëdhënësit, për periudhën shkurt, 2020;
2.4. I punësuari, duhet të posedojë llogari bankare valide në një nga bankat e
licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
3. Kjo pagë për qëllime të tatimit do të konsiderohet si pagë primare;
4. Kërkesat e dërguara nga punëdhënësit, do të shqyrtohen nga Komisioni i i përbashkët, i themeluar nga ATK dhe MEPTINIS, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës;
5. Lista e të punësuarve të cilëve ju është aprovuar kërkesa për të përfituar nga kjo pikë, do të dërgohet nga Komisioni në Thesar;
6. Thesari duhet të sigurohet që i punësuari mund të përfitojë vetëm një herë brenda një skeme një periudhe mujore.
7. Në rast se punëdhënësi ka ekzekutuar pagat e muajit Mars 2020, në tërësi edhe pse në vështirësi financiare, pjesa e pagës prej 170 euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësit, si rimbursim i shpenzimeve, bazuar ne regjistrat e deklaruar ne ATK dhe verifikimeve shtesë që mund të mbështesin këtë deklarim. Në këtë rast pastaj paga e muajit Prill kreditohet në llogarinë e punëmarrësit.
8. ATK do të publikoj udhëzime shtesë me detajet se si bëhet dorëzimi i aplikacionit, plotësimi i formularit dhe dokumentet shtesë;

Want your business to be the top-listed Finance Company in Ferizaj?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address


Ferizaj
70000