Klubi Rin'ON

Klubi Rin'ON

Share

Rin'ON, an impactful youth organization bridging the gap between global vision and local action!

Photos from Klubi Rin'ON's post 15/06/2026

Takimet me Vullnetarë – Maj 2026

Muaji maj ishte një muaj i mbushur me ide, koordinim dhe hapa konkretë drejt aktiviteteve të ardhshme.

Së bashku me vullnetarët tanë, u përgatitëm për iniciativën e 1 Qershorit në Nikadin, duke ndarë përgjegjësi, zhvilluar ide kreative dhe duke dëshmuar se kur të rinjtë organizohen, komuniteti fiton.

👏 Gjatë këtij muaji shpallëm edhe Vullnetarin e Muajit Prill – Ardit Legjisi, për angazhimin, përgjegjësinë dhe energjinë pozitive që sjell në aktivitetet e Rin’ON.

Takimet tona javore vazhdojnë të jenë një hapësirë ku lindin ide, ndërtohen miqësi dhe të rinjtë marrin rol aktiv në komunitetin e tyre.

Sepse ndryshimi nuk vjen vetë ai ndërtohet, takim pas takimi, nga të rinjtë që zgjedhin të angazhohen.

Photos from Klubi Rin'ON's post 22/04/2026

🎬 Një film që të bën me reflektu… dhe një komunitet që të bën me u ndje i dëgjuar

Në natën e filmit dhe diskutimit per muajin mars në Rin’ON, shfaqëm filmin e shkurtër “The Butterfly Circus”, një histori për dinjitetin, guximin dhe fuqinë që kemi kur dikush beson në ne.

💬 Por ajo që e bëri këtë natë ndryshe… ishte mënyra si biseduam.

Në vend të një diskutimi klasik, secili pjesëmarrës shkroi në mënyrë anonime një mendim apo pyetje për filmin.
I lexuam bashkë dhe aty filloi një nga bisedat më të sinqerta.

U fol për:
• hapësira të sigurta
• mbështetjen ndaj njëri-tjetrit
• dhe rolin e lidershipit të shëndetshëm në komunitet

Një hapësirë ku secili kishte zë. Pa presion. Pa gjykim.

Sepse ndonjëherë, mjafton një mënyrë ndryshe për të hapur një bisedë të vërtetë.

🏅 Gjatë kësaj nate, vazhduam edhe traditën tonë për të vlerësuar angazhimin e vullnetarëve.

✨ Vullnetarja e muajit mars: Djellza Musliu

Një falënderim për energjinë, përkushtimin dhe kontributin e saj në komunitetin Rin’ON 💛

🎥 Me 19 pjesëmarrës, kjo ishte një tjetër dëshmi që edhe në kushte jo perfekte, të rinjtë kanë nevojë dhe e krijojnë hapësirën për të reflektuar, për të folur dhe për të mbështetur njëri-tjetrin.



✨ Dëshiron të jesh pjesë e këtyre bisedave?
Eja në Movie Night-in e radhës.

Photos from Klubi Rin'ON's post 16/04/2026

Ndryshimi nuk fillon në qytet. Fillon në një klasë në Pleshinë.

Në shkollën “Pesë Dëshmorët e UÇK-së”, 25 të rinj janë mbledhur jo vetëm për të mësuar… por për të kuptuar veten, njëri-tjetrin dhe rolin që mund të kenë në komunitetin e tyre.

Programi i rinisë aktive në fshatra - Rri’ON, ka nisur rrugëtimin e tij në këtë fshat, duke krijuar një hapësirë ku të rinjtë flasin hapur, sfidojnë paragjykimet dhe mësojnë si të ndërtojnë komunitete më gjithëpërfshirëse dhe më të forta.

💬 Në javët e para, kemi parë diçka që nuk matet me numra:
besim që ndërtohet, zëra që fillojnë të dëgjohen dhe ide që marrin formë.

Nga diskutimet për identitetin dhe diversitetin, tek mënyrat për të zgjidhur konfliktet pa dhunë, këta të rinj po bëjnë hapat e parë drejt një rruge më të madhe.

🚀 Dhe kjo është vetëm fillimi.
Deri në qershor, ky grup do të zhvillojë iniciativën e vet në komunitet, një hap konkret që e kthen gjithë këtë proces në veprim.

Një falënderim i veçantë për drejtorin e shkollës, Refik Palloshka, për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Sepse kur të rinjtë fuqizohen…
komunitetet fillojnë të ndryshojnë.💡

Pleshina

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Ferizaj?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Ferizaj
70000