Activism Roots
The mission organization is the growth, promotion and development of civic activism through capacity building. From theory to practice.
Ndryshimi për mjedisin fillon me një ide. 🌱
Në trajnimin për ekosistemin lokal në Gjakovë, të rinjtë diskutuan sfidat mjedisore të komunitetit të tyre dhe krijuan ide për fushata ndërgjegjësuese dhe veprime konkrete për një mjedis më të pastër.
Cila ide mendoni se duhet të zbatohet e para?
Ky aktivitet është realizuar nga Activism Roots me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit të implementuar nga CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
25/06/2026
Activism Roots shpreh shqetësimin për mosmbajtjen e dëgjimit publik të paralajmëruar nga Komuna e Gjakovës, pavarësisht se ishte publikuar thirrje zyrtare për pjesëmarrje të qytetarëve.
Në orarin e caktuar nuk mori pjesë asnjë zyrtar përgjegjës dhe asnjë përfaqësues i qeverisjes lokale, duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit publik.
Dëgjimet publike nuk duhet të trajtohen si formalitete administrative. Ato janë mekanizma të rëndësishëm për konsultim me qytetarët, ndërtimin e besimit publik dhe rritjen e transparencës në vendimmarrje.
Ftojmë Komunën e Gjakovës të sqarojë publikisht arsyet e mosmbajtjes së dëgjimit, të njoftojë qytetarët për një datë të re dhe të ndërmarrë masa që raste të tilla të mos përsëriten.
Qytetarët që i përgjigjen një ftese publike meritojnë respekt për kohën dhe angazhimin e tyre.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Contact the organization
Telephone
Address
St. Sefedin Xërxa, N. N. (Afër Sahat Kullës)
Gjakova
50000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 10:00 - 15:00 |