Minatori.net
Portali Minatori ka për qëllim që lajmet më të reja në Vend e Rajon të transmetoj para lexuesit.
19/05/2024
Anëtarësimi në KiE, Ismaili: A ka llogaridhënie për lobistët dhe propagandistët e Kurtit?
Ish-deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se lobistë dhe propagandistë të shumtë të Albin Kurtit në Bashkimin Evropian përgjatë këtyre viteve, kanë qenë shumë të suksesshëm në përhapjen e propagandës kundër kundërshtarëve politikë të Kurtit.
Ndër të tjera ajo është shprehur se Qeveria Kurti po përpiqet që fajin për dështim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të ia hedhin Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Grenellit, shkruan Minatori
“Por, ata nuk u treguan po aq të suksesshëm edhe për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Aktualisht, ata po përpiqen që fajin për dështim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të ia hedhin Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Grenellit! A ka llogaridhënie për këta lobistë dhe propagandistë?”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës
25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Atë kohë, brenda burgut janë vrarë 117 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 200 të tjerë.
Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Bislim Zogaj, rrëfen tmerrin e përjetuar atëkohë.
25 vjet më parë regjimi i Slobodan Milosheviqit kreu masakrën më të rëndë ndaj shqiptarëve në Burgun e Dubravës. Ani pse shumë vjet pas, me emocion flet njëri nga të mbijetuarit e masakrës, Bislim Zogaj.
Gjymtyrë të këputura, njerëz me pjesë të trurit jashtë e trupa të këputur në mes janë pamjet që Zogajt i kanë mbetur në kujtesë gjatë gjashtë ditëve sa zgjati Masakra në Dubravë.
Zogaj tha për RTK se për të mbijetuarit e masakrës është shumë i rëndë fakti që askush nuk u dënua për këtë krim makabër.
Gjatë datave 19, 20, 21, 22, 23 e 24 në masakrën e Dubravës u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë.
Tani brenda Burgut të Dubravës gjendet pllaka përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër. Kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë. Për kryerjen e këtyre krimeve ende nuk është dënuar askush.
19/05/2024
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopterit të presidentit iranian Ebrahim Raisi, ka thënë një zyrtar për televizionin shtetëror.
Zyrtari i paidentifikuar tha se kontaktet janë bërë në disa raste, shkruan Sky News.
Dhe korrespondenti i Sky News në Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall thotë se ky shënon një “zhvillim vërtet domethënës”.
“Kjo sugjeron se mund të ketë të mbijetuar dhe ndoshta ata janë shumë afër vendit të përplasjes, gjë që përsëri do të ishte një moment shprese”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, raportojnë mediat e huaja, Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit.
Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic tha në X se shërbimi po aktivizonte “shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë në funksion të aksidentit të helikopterit”.
Ai theksoi se vendimi për të aktivizuar shërbimin erdhi pas një kërkese për ndihmë nga Irani.
Ndryshe, Shërbimi i MenaxhimiC:\Users\Baba\Downloads\upwork\Bislim-Zogaj-e1716152440578-780x439.jpg
t të Emergjencave të Komisionit Evropian Copernicus ofron produkte hartash bazuar në imazhet satelitore.
19/05/2024
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën
Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në Shtime.
Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje me ç’rast janë lënduar tre persona.
Të lënduarit pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore në QMF në Shtime, janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt.
“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha ai.
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që Enver Sekiraqa është arratisur nga Kosova.
“Sa më shume reagime nga politikanët për rastin e Enver Sekiraqes, aq më shumë shtohet bindja se ai nuk mund të këtë gjykim të drejtë në një ambient si ky”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Berisha thotë se “nuk fitohen zgjedhjet duke bërë gjyqtarin në Facebook”, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratave të ministres Albulena Haxhiu.
“Meqë ra fjala, Enver Sekiraqa nuk është arratisur, ndaj mos i kryqëzoni ata që e kanë lënë të lirë, e mos i lavdëroni as ata qe ne shkelje të ligjit dhe kushtetutës e kanë urdhërua masën e paraburgimit”, ka shkruar tutje Berisha.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.
“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Më tej Policia thotë se “meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqes, duke thënë se dikush që është i njohur edhe për publikun se lëre më për gjyqësinë e prokurorinë për krime të rënda e përsëritje të tyre lihet herë në arrest shtëpiak e pastaj në liri, deri në një aktvendim tjetër, kësisoj arratiset tërësisht./Minatori/
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Rruga Mbreteresha Teute
Mitrovica
40000