Respect Our Rights - ROR
We monitor the implementation of the Children’s Rights Convention and other child protection laws.
01/06/2026
Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve 2026–2031 është një hap drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt, më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për çdo fëmijë.
Me rastin e 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u prezantua Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve 2026–2031.
Gjatë vitit të kaluar, fëmijët e ROR-it, së bashku me fëmijë të tjerë nga Kosova, kanë qenë pjesë aktive e procesit të hartimit të kësaj strategjie. Përmes diskutimeve dhe konsultimeve, ata kanë ndarë mendimet, përvojat dhe rekomandimet e tyre mbi tema si mirëqenia në shkolla, bullizmi, gjithëpërfshirja, siguria, shëndeti mendor dhe pjesëmarrja e fëmijëve.
Sot u prezantua rezultati final i këtij procesi, duke treguar se zëri i fëmijëve ka vlerë dhe duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre. 👧👦
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the organization
Telephone
Address
Pejë
30000