TECH X
| Tech X Official Page |
|Support 24/7|
|Lajme Sporti Te Sigurta 100%|
|Admin "Click" Contact Us|
|For All of these Click Like|
|All In Albanian♥|
27/12/2015
Për gjashtë vjet, Kosova grumbulloi 142 lojtarë
Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli vitin 2015, me shpresën se do të jetë i fundit pa pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku, e mbylli edhe një vit të suksesshëm, derisa ka bërë edhe një rezyme të gjashtë viteve prej se e ka drejtuar Përfaqësuesen.
Sipas tij, deri më tash ai ka grumbulluar hiq më pak se 142 lojtarë, të ndarë në tri faza.
“Nga viti 2009-2015 në kombëtaren e Kosovës kemi pasur gjithsejt 142 lojtarë në seleksionime, duke kaluar nga faza e seleksionimit grupor, faza e seleksionimit individual dhe tani në fazën e konkurrencës. Nga këta 142 lojtarë, 91 kanë qenë nga Superliga e Kosovës, 51 nga Evropa, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Pra 64% Superliga, 36 nga Europa + Shqipëria”, ka deklaruar Bunjaku për GazetaOlle.com.
Sipas tij, mosha mesatare e gjithë këtyre lojtarëve ka qenë 23-vjeç.
Ai është kritikuar shumë herë për lënien anash të futbollistëve nga Superliga e Kosovës
26/12/2015
Falcao drejt Meksikës
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kolumbisë pritet të vazhdojë karrierën ne Meksikë.
Mediumet e huaja, të premten kanë raportuar se interesim për Falcaon ka treguar skuadra nga Meksika, Club America.
Mësohet se Falcao do të largohet nga Chelsea për shkak se klubi londinez nuk është i kënaqur me formën e tij.
Kolumbiani para fillimit të këtij edicioni u huazua te Chelsea nga Monaco, por deri më tash për ekipin londinez ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje.
Falcao dështoi edhe edicionin e shkuar kur ishte i huazuar te Manchester Unitedi, duke bërë që ekipi anglez të tërhiqet nga blerja e tij përfundimtare.
Sulmuesi 29-vjeçar, ka kontratë me skuadrën e Monacos deri në vitin 2019 dhe në radhët e saj u transferua para dy vjetësh nga Atletico Madridi për 60 milionë euro dëmshpërblim.
26/12/2015
Talenti i madh italian ka ëndërr të luaj ndaj Unitedit
Federico Bernardeschi padyshim që është zbulimi i këtij viti në futbollin italian.
Talenti i jashtëzakonshëm i Fiorentinës ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A dhe në Ligën e Evropës duke u bërë ndër lojtarët më të kërkuar.
Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-së, Bernardeschi ka treguar se ëndërron të luaj në finalen e Ligës së Evropës ndaj Manchester United.
“Ne do të luajmë tani ndaj Tottenham Hotspurs dhe shpresojë të kalojmë tutje duke i eliminuar ata për tu hakmarrë”.
“Dëshira ime e madhe është të shkojmë në finale të kësaj gare. Nganjëherë unë e ëndërrojë atë finale përballë Manchester United”.
“Do të ishte fantastike nëse realizohet kjo ëndërr e imja. Kam dëshirë të përballem me Rooneyn në finale”, deklaroi Bernardeschi. /
25/12/2015
Ueb faqja e mirënjohur, “Goal.com”, në versionin e vet të gjuhës italiane, ka botuar sot top-formacionet, me të cilat mund të luajnë 24 skuadrat finaliste në “Euro 2016”.
Natyrisht, krahas emrave, është skicuar edhe moduli i lojës për çdo kombëtare, e cila ka fituar të drejtën të jetë në Francë, verën e vitit të ardhshëm. Mes tyre figuron edhe Shqipëria, e cila, sipas “Goal.com”, do të luajë me skemën 4-5-1.
Me mbarimin e ndeshjeve të “play-off”-it, tabloja e 24 skuadrave finaliste të “Euro 2016” është e plotë. Të gjitha vazot përkatëse janë të kompletuara dhe tashmë presin shortin e 12 dhjetorit në Paris, për të mësuar kundërshtarët në “Francë 2016”.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Peja
40000