CICAT

CICAT

Share

Creative Information, Care and Artivism for Tomorrow.

08/03/2026

Majlinda Hoxha, një GRU GUR. 🪨✊
Fotografe dhe nënë.

Përmes fotografisë së saj, Majlinda ka dokumentuar histori njerëzore dhe realitete shoqërore, duke sjellë në fokus përvojat e grave.

Rrugëtimi i saj drejt mëmësisë nuk ishte i lehtë. Kur u përball me diagnozën e menopauzës së hershme, ajo kuptoi se për të pasur fëmijën e saj duhej të luftonte jo vetëm me sfidat fizike, por edhe me një sistem shëndetësor që shpesh nuk e dëgjon mjaftueshëm zërin e grave.

Me këmbëngulje, besim dhe shumë mbështetje nga gratë rreth saj, ajo nuk u dorëzua. Për Majlindën, drejtësia si nënë do të thotë që çdo grua të ketë të drejtën dhe mundësinë për t’u bërë nënë, pavarësisht rrethanave.

Mesazhi i saj është i thjeshtë: për të qenë një nënë gur, fillimisht duhet të jesh një grua që i beson intuitës së saj.

Kjo fushatë realizohet nga OJQ CICAT, me mbështetjen e UN Women.🤝

08/03/2026

Lola Sylaj, një GRU GUR. 🪨✊
Artiste dhe pjesë e kolektivit Haveit, si dhe nënë e dy fëmijëve.

Në praktikën e saj artistike, Lola trajton tema që lidhen me përvojën e grave, rolet shoqërore dhe realitetet e jetës së përditshme, duke i sjellë ato me një qasje kritike.

Për të, momenti kur një grua e kupton se duhet të jetë “gru gur” vjen që në çastin kur bëhet nënë. Është momenti kur jeta ndryshon dhe kupton se koha, energjia dhe prioritetet e tua marrin një drejtim të ri.

Lola flet hapur edhe për rëndësinë e barazisë në prindërim. Sipas saj, drejtësia si nënë nënkupton që nëna dhe babai të jenë të barabartë në kujdesin dhe përgjegjësinë për fëmijët, sepse dashuria për një fëmijë nuk është vetëm përqafim, por edhe kujdes i përditshëm.

Mesazhi i saj për nënat është i thjeshtë: mos u ndieni të vetme dhe mos hezitoni të kërkoni mbështetje. Mëmësia është një rrugëtim i ri që mësohet çdo ditë.

Kjo fushatë realizohet nga OJQ CICAT, me mbështetjen e UN Women.🤝

08/03/2026

Anisa Ismaili, një GRU GUR. 🪨✊
Aktore dhe gazetare, si dhe nënë e dy fëmijëve.

Me një rrugëtim të gjatë në skenë dhe në media, Anisa Ismaili ka qenë pjesë e projekteve artistike dhe gazetarisë që trajtojnë realitetin shoqëror, historitë njerëzore dhe zërin e grave në shoqëri.

Për të, momenti kur e ndjeu më së shumti forcën e një nëne ishte kur iu desh t’u tregonte fëmijëve të saj se jeta e tyre do të vazhdonte vetëm ata të tre. Më vonë, sfida tjetër ishte t’i shihte ata të rriteshin dhe të largoheshin për studime jashtë vendit, një dhimbje që e përballoi duke folur me veten dhe duke gjetur forcë brenda saj.

Për Anisën, drejtësia si nënë fillon me edukimin e fëmijëve për respekt, mirëkuptim dhe dashuri për njëri-tjetrin, por edhe me nevojën që shoqëria dhe shteti të mbështesin gratë dhe nënat.

Mesazhi i saj është i qartë: mbani kokën lart, besoni në veten tuaj dhe mos harroni se nga duart e nënave lind e ardhmja.

Kjo fushatë realizohet nga OJQ CICAT, me mbështetjen e UN Women.🤝

03/03/2026

Pse nana jote është gru gur?
Na trego në një fjali. ⬇️

Kjo fushatë realizohet nga OJQ CICAT, me mbështetjen e UN Women.🤝

🌷

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Website

Address


Prishtinë
Pristina
10000