Eman Rrahmani
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Eman Rrahmani, Politician, Pristina.
Kurrë Kosova nuk ka pasur më shumë korrupsion.
Kurrë Kosova nuk ka pasur më pak zhvillim.
Kurrë Kosova nuk ka pasur më shumë autoritarizëm.
Bllokimi i Prishtinës dhe i projekteve të saj nga ky pushtet është çmenduri politike.
Albin Kurti ka paralajmëruar para zgjedhjeve lokale se komunat që nuk fitohen nga Vetëvendosje nuk do të trajtohen njësoj në ndarjen e buxhetit. Se do të arrinte deri te bllokimi i projekteve dhe pengimi i zhvillimit të komunave, sinqerisht nuk e kisha besuar.
Qytetarët e Prishtinës, por edhe të çdo komune që po përballet me bllokada të tilla, duhet të jenë të gatshëm të mbrojnë interesin e tyre, interesin e qytetit, lagjes dhe fshatit të tyre.
Institucionet ekzistojnë për t'u shërbyer qytetarëve, jo për t'i ndëshkuar ata për bindjet e tyre politike.
Kjo është thjesht çmenduri politike nga një qeverisje autoritare.
Edhe të vrasin, edhe të thonë ‘Urime për vdekjen’. Nuk u del nga goja as fjala ‘ngushëllime’.
Nënave u thotë se ‘kemi me ju lëshu në livadhe’, ndërsa Zot i thotë gjygymit.
Përfaqësim më të madh ideologjik, real dhe praktik të këtij pushteti nuk mund të ketë. Kjo është pasqyra reale e këtij pushteti.
Natyrisht, legjitimues të gjithë kësaj janë Batoni, Blerimi...
Albin Kurti, Kosovën e mban në terr me reduktime, nuk ndërton termocentral të ri, nuk pranon gazifikimin.
Pra, ky pushtet do që qytetarët të jenë të varur dhe të kontrollueshëm, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë social e ideologjik.
Sa më i varur të jetë qytetari, aq më lehtë manipulohet dhe orientohet sipas interesave të pushtetit. Ky pushtet ju do të varur.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the public figure
Website
Address
Pristina
10000