Ministria e Zhvillimit Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Share

Ministarstvo za Regionalni Razvoj
Ministry of Regional Development

Photos from Ministria e Zhvillimit Rajonal's post 14/07/2026

U mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Koncept-Dokumentit për Brendimin e Rajoneve Zhvillimore

Sot, më 14.07.2026, u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Koncept-Dokumentit për Brendimin e Rajoneve Zhvillimore, në të cilin u diskutuan përmbajtja dhe drejtimet kryesore të dokumentit.

Takimin e hapi dhe e kryesoi znj. Shyhrete Kastrati, kryesuese e Grupit Punues dhe Drejtoreshë e Departamentit për Performancë dhe Analiza Rajonale në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Gjatë takimit, znj. Kastrati prezantoi draftin fillestar të Koncept-Dokumentit, duke paraqitur përmbajtjen, strukturën dhe drejtimet kryesore të dokumentit, si dhe rëndësinë e hartimit të një politike të mirëfilltë për brendimin e rajoneve zhvillimore.

Anëtarët e grupit punues shqyrtuan kapitujt e draftit fillestar të koncept-dokumentit si dhe shkëmbyen ide, komente dhe rekomandime për avancimin e dokumentit, me synim që ai të reflektojë nevojat, specifikat dhe potencialin e secilit rajon zhvillimor, duke kontribuar në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor.

Në takim përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive të linjës, përfaqësues nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë, si dhe përfaqësues të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR).

Photos from Ministria e Zhvillimit Rajonal's post 13/07/2026

OJQ “KLGI – Kosovo Local Government Institute” ka zhvilluar aktivitetin me temën “Partneriteti rajonal për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në kuadër të implementimit të projekteve nga “Thirrja Publike për Mbështetje Financiare të Projekteve/Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar”, OJQ “KLGI – Kosovo Local Government Institute”, më datë 10.07.2026, ka realizuar aktivitetin me temën “Partneriteti rajonal për zhvillim të qëndrueshëm”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë nxitja e partneritetit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm, duke krijuar bashkëpunim të ngushtë ndërmjet vendeve të një rajoni për të siguruar zhvillim afatgjatë ekonomik, social dhe mjedisor. Përmes këtij bashkëpunimi, vendet bashkërendojnë politikat, ndajnë përvoja dhe burime, si dhe realizojnë projekte të përbashkëta që sjellin përfitime për të gjithë rajonin.

Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga MZHR, mori pjesë edhe zyrtarja e MZHR-së, Lindita Gjyshnica.

Ky aktivitet u realizua në Komunën e Istogut.

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Ndërtesa E Qeverisë, Ish Rilindja
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00