Democracy Plus
Demokraci Plus (D+) është organizatë e pavarur dhe jo fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë
09/07/2026
Pas reagimit te D+, MMPH anulon tenderin për angazhimin e 20 ekspertëve me kontrata mbi vepër
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), anulon aktivitetin e prokurimit për kontraktimin e 20 ekspertëve përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV), në vlerë të parashikuar prej 480,000 euro.
D+ përmes reagimit publik kishte kërkuar anulimin e këtij aktiviteti, pasi i njëjti parasheh angazhimin e personave për detyra të natyrës së rregullt administrative, të cilat nuk përbëjnë shërbime të veçanta profesionale që justifikojnë përdorimin e MShV-ve, duke qenë në kundërshtim me Rregulloren Nr. 002/2024 për Prokurimin Publik dhe parimet e ligjshmërisë në përdorimin e fondeve publike.
D+ do të vazhdojë monitorimin e aktiviteteve të prokurimit publik në nivel qendror dhe lokal, të cilat iniciohen dhe zhvillohen në kundërshtim me dispozitat ligjore, me qëllim të parandalimit të shpenzimit të papërgjegjshëm të fondeve publike.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Website
Address
Bajram Kelmendi, Nr. 92, Kati IV
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |