AMA IP-Lex
Studio ligjore për pronësinë intelektuale, të drejtën e mediave, internetit dhe të drejtën komerciale.
02/06/2026
Shumë biznese ndërtojnë me vite një emër, një produkt, një dizajn, një teknologji ose një identitet të veçantë në treg.
Por shpesh, vetëm kur vjen momenti për investim, partneritet, sh*tje të kompanisë ose zgjerim në tregje të reja, kuptojnë se të drejtat e tyre nuk janë të rregulluara dhe të mbrojtura si duhet.
- Marka mund të mos jetë regjistruar.
- Të drejtat e autorit mund të mos jenë transferuar me kontratë.
- Dizajni, softueri ose materiali kreativ mund të jetë krijuar nga palë të treta pa marrëveshje të qartë.
- Asetet kryesore mund të figurojnë në emër të individëve dhe jo të kompanisë.
Këto nuk janë vetëm formalitete ligjore. Janë çështje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në vlerën, sigurinë dhe zhvillimin e biznesit.
Një kontroll profesional i pronësisë intelektuale ndihmon që biznesi të kuptojë çfarë zotëron realisht, ku janë rreziqet dhe si mund të mbrohet më mirë.
Pronësia intelektuale është aset dhe margaritar i biznesit tuaj. Andaj mbrojeni si të tillë. Mbrojeni si sytë e ballit.
Për një mbrojtje të tillë ne në AMA IP-LEX kemi ekspërtizën më të mirë, e të krahasueshme me fimat më të njohura ligjore në BE dhe SHBA.
Na kontaktoni, ju mirëpresim.
Mbrojeni para se të bëhet problem.
BusinessLaw Startup BrandProtection IntellectualProperty
⚽️ Sonte është finalja e Ligës së Kampionëve.
Përtej futbollit, trofeut dhe emocioneve, ekziston një element shumë i rëndësishëm që shpesh mbetet në prapaskenë: Pronësia Intelektuale.
Sipas EUIPO, PSG ka 24 marka tregtare dhe 2 dizajne të regjistruara në BE, ndërsa Arsenali ka 17 marka tregtare. UEFA, nga ana tjetër, ka mbi 300 marka tregtare dhe dizajne të regjistruara.
Kjo tregon se futbolli modern nuk ndërtohet vetëm në fushë. Ai ndërtohet edhe mbi brende të forta dhe të mbrojtura ligjërisht.
Një mësim i rëndësishëm edhe për të gjitha klubet sportive në Kosovë: emri, logoja, sloganet, produktet zyrtare dhe identiteti vizual janë asete të vlefshme që duhen mbrojtur.
⚖️ Futbolli është emocion. 💰 Futbolli është biznes. 🛡️ Dhe pas tij qëndron Pronësia Intelektuale.
Trademark FootballBusiness KosovoFootball IPR AMAIPLEX
Shumë biznese investojnë mijëra euro në zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe brendeve të tyre, por harrojnë t’i mbrojnë ato ligjërisht.
Pronësia Intelektuale nuk është vetëm një koncept juridik – ajo është pasuria më e vlefshme e shumë bizneseve moderne.
- E drejta e autorit mbron krijimtarinë.
- Patentat mbrojnë inovacionin.
- Dizajnet mbrojnë pamjen unike të produktit.
- Markat tregtare mbrojnë identitetin dhe reputacionin e brendit.
Mos prisni derisa dikush ta kopjojë atë që keni ndërtuar me mund.
Mbrojeni sot. Zhvillojeni nesër.
Dizajnet IPR BrandProtection KosovoBusiness AMAIPLEX
AMA IP-Lex Studio ligjore për pronësinë intelektuale, të drejtën e mediave, internetit dhe të drejtën komerciale.
Mbroni brendin tuaj në të gjithë Bashkimin Evropian.
Regjistrimi i markës tregtare në BE ju mundëson mbrojtje në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke forcuar sigurinë ligjore dhe vlerën e biznesit tuaj.
📩 Na kontaktoni për konsultim profesional.
IntellectualProperty KosovoBusiness BusinessGrowth EuropeanUnion IPLaw
AMA IP-Lex Studio ligjore për pronësinë intelektuale, të drejtën e mediave, internetit dhe të drejtën komerciale.
26/05/2026
E dini se idetë e mëdha nuk fillojnë gjithmonë në kompani mëdha.
Shpesh fillojnë nga një person me një ide që mund të ndryshojë tregun por edhe botën.
Në një kohë kur çdo gjë kopjohet shpejt, mbrojtja e inovacionit është më e rëndësishme se kurrë.
Mos lejoni që puna dhe kreativiteti juaj të mbeten pa vlerë ligjore.
📩 Na shkruani për të kuptuar si mund të mbroni inovacionin tuaj në Kosovë dhe më gjerë.
Biznes AMAIPLEX Patent Inovacion
www.amaiplex.com
www.amaiplex.com
Shumë biznese investojnë në emër dhe marketing, por harrojnë hapin më të rëndësishëm — mbrojtjen ligjore të brandit.
Mos prit derisa dikush ta përdorë ose ta regjistrojë para jush.
TrademarkRegistration IPLaw Branding BusinessGrowth KosovoBusiness
09/05/2026
drejtor menaxhues i AMA IP-Lex ka prezantuar në konferencën e organizuar për nder të 26 Prillit - Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, me temën “Sporti dhe Pronësia Intelektuale”.
Ai ka diskutuar mbi rëndësinë e pronësisë intelektuale në sport. Ndër të tjera, se si markat tregtare, e drejta e autorit dhe drejtat e tjera të pronësisë intelektuale - duhet të menaxhohen, veçanërisht në kuadër të marrëveshjeve për sponsorizimin e sportit.
Nëse menaxhoni klub sportiv ose jeni sportist kontaktoni AMA IP-Lex, ne u japim këshilla të qarta se si të menaxhoni të drejtat tuaja të Pronësisë Intelektuale dhe si të përdorni ato për të rritur vlerën tuaj ekonomike.
www.amaiplex.com
Click here to claim your Sponsored Listing.
Contact the practice
Telephone
Website
Address
Mark Dizdari, D-6 HY/511
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 14:00 |