KonFin A&C SH.P.K
Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.
11/07/2026
Po hapni biznesin tuaj dhe nuk dini nga t'ia filloni? 🤔
KONFIN AC është këtu për ju! Ju ndihmojmë të kaloni të gjitha procedurat deri te certifikata e biznesit — dhe nëse zgjidhni një nga shërbimet tona, certifikata ju vjen FALAS.
Ofrojmë shërbime profesionale në:
✅ Kontabilitet
✅ Auditim
✅ Shërbime administrative për biznesin tuaj
Shpejtë. Sigurt. Pa ndëshkime tatimore.
📞 Na kontaktoni: +383 49 246 515 | +383 44 100 091
📧 [email protected]
🌐 konfin-ks.com
08/07/2026
Kujdes nga denimet tatimore!
Një deklarim i vonuar apo një gabim në dokumentacion mund t'ju kushtojë shumë më shtrenjtë sesa mendoni. Gjobat dhe penalizimet tatimore vijnë shpejt kur financat nuk menaxhohen me kujdes.
Te KONFIN e dimë sa e rëndësishme është të keni gjithçka në rregull, prandaj ofrojmë ekspertizë të plotë në auditim, kontabilitet dhe shërbime administrative, që biznesi juaj të funksionojë pa merak dhe pa surpriza nga administrata tatimore.
📞 Na kontaktoni sot dhe siguroni qetësinë financiare!
+383 49 246 515 | +383 44 100 091
📧 [email protected]
01/07/2026
NJOFTIM
Ju njoftojmë se, duke filluar nga 01.07.2026, hyn në fuqi Vendimi Nr. 10/273, datë 31.10.2025, për rritjen e pagës minimale në 3.00 € për orë, përkatësisht 500.00 € bruto për punëtorët me orar të plotë (Full Time).
U bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të bëjnë përditësimet e nevojshme në dokumentacionin e punëtorëve dhe të sigurohen që deklarimet e pagave për muajin Korrik 2026 të mos jenë më të ulëta se 500.00 € bruto për punëtorët me punë primar me orar të plotë.
25/06/2026
Keni një ide biznesi që po pret vetëm një plan të mirë?
Ne e zhvillojmë atë plan për ju.
Planet e biznesit që përgatisim nuk janë dokumente të përgjithshme. Janë analiza të plota 3-5 vjeçare që mbulojnë çdo aspekt: nga hulumtimi i tregut dhe analiza e konkurrencës, te projeksionet financiare, Cash Flow, kalkulimet e tatimeve, strukturën organizative dhe strategjinë e marketingut.
Gjithçka që duhet të dini para se të investoni, të merrni kredi ose të hapni dyert.
Nga A deri te ZH, në një dokument të vetëm profesional.
📩 Na kontaktoni për një konsultim fillestar.
044 100 091
💻[email protected]
KonFin A&C — Planifikim profesional për vendime të sigurta.
NJOFTIM ZYRTAR
Të nderuar klientë,
Bazuar në njoftimin e pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ju informojmë se nga data 01 Qershor 2026, pagesat në vlerë mbi 2,000.00 € ndërmjet biznesit dhe personit fizik nuk lejohen të realizohen me para të gatshme (cash).
Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, çdo pagesë që tejkalon këtë vlerë duhet të kryhet vetëm përmes:
• transferit bankar,
• pagesave elektronike,
• ose formave tjera të autorizuara financiare.
Shembuj praktik:
Në rastet kur një biznes blen nga një person fizik (p.sh. veturë, pajisje apo pronë mbi 2,000.00 €), pagesa duhet të realizohet vetëm përmes bankës.
Po ashtu, edhe kur një person fizik blen nga një biznes mallra apo shërbime mbi 2,000.00 €, pagesa duhet të kryhet përmes sistemit bankar.
⚠️ Me rëndësi:
• Pagesat e realizuara në kundërshtim me këtë dispozitë nuk njihen si shpenzime të zbritshme për qëllime tatimore dhe nuk pranohen nga ATK;
• Dokumentimi përmes sistemit bankar është i obligueshëm për qëllime tatimore dhe financiare.
Kjo dispozitë nuk ka të bëjë me kufirin prej 300€ për transaksionet B2B (biznes me biznes) dhe nuk e ndryshon atë dispozitë ligjore.
Prandaj, rekomandojmë që të gjitha pagesat mbi shumën e cekur të realizohen vetëm përmes kanaleve bankare, në mënyrë që të sigurohet përputhshmëria me legjislacionin në fuqi dhe të shmangen penalitetet.
📞 Për informata shtesë:
044 100 091
049 246 515
KonFin A&C SH.P.K
konfin-ks.com
KonFin A&C SH.P.K KonFin A&C SH.P.K, ku angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime të specializuara në fushën e Kontabilitet dhe Financave për të mbështetur suksesin tuaj te Biznesit. Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.
22/05/2026
HAPET THIRRJA PËR GRANTE PËR BIZNESET MIKRO DHE TË VOGLA!
KonFin Auditing & Consulting ofron asistencë profesionale për përgatitjen dhe aplikimin në grantet për biznese.
⚠️ VËMENDJE:
Për shkak të angazhimit profesional dhe përkushtimit maksimal në secilin projekt, zyra jonë ka kufizuar numrin e aplikimeve dhe vetëm 12 biznese do të merren në menaxhim për këtë thirrje.
📌 Çfarë përfshin shërbimi ynë?
✔️ Hartimin profesional të projektit
✔️ Analizën e tregut dhe konkurrencës
✔️ Përcaktimin e objektivave dhe qëllimit të projektit
✔️ Planin e veprimit 6 mujor
✔️ Projeksionet financiare
✔️ Buxhetimin e projektit
✔️ Përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit
Nëse biznesi juaj plotëson kriteret e aplikimit, kjo është një mundësi ideale për të siguruar mbështetje financiare dhe për të zhvilluar aktivitetin tuaj biznesor.
📞 Rezervoni konsultimin tuaj me kohë:
📱 044 100 091
📱 049 246 515
KonFin A&C SH.P.K
konfin-ks.com
16/05/2026
Njoftim me rendësi!
📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUES
Duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë realizohet VETËM në mënyrë elektronike, përmes Sistemit EDI.
Ky shërbim vlen nëse:
- Nuk dispononi Pajisje Elektronike Fiskale (PEF/SF)
- Keni ndërprerje të përkohshme të pajisjes fiskale
- Jeni në periudhën kalimtare deri në instalimin e SEF-it
Si funksionon?
Kyçuni në EDI → "Shërbimet" → "Kodi Unik i Bllokut Tatimor" → plotësoni formularin.
Kujdes: Kuponi tatimor pa elementet e kërkuara nuk pranohet nga ATK dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese.
Lexo njoftimin e plotë: 🔗 https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-fiskalizimi-i-bllokave-tatimore-vetem-ne-menyre-elektronike/
Shkarko Udhëzuesin Nr. 02/2026: 🔗https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/Udhezues-Nr.02-2026-per-procedurat-dhe-formen-e-fiskalizimit-te-bllokave-tatimore.pdf
Kontribuo për mirëqenien e përbashkët kërko Kuponin Fiskal!
16/05/2026
📊 RAPORT MBI KONTROLLET FINANCIARE DHE TATIMORE
Gjatë periudhës dy-mujore të fundit, në kuadër të kontrolleve financiare dhe tatimore të realizuara me kërkesë të pronarëve të bizneseve, janë inspektuar gjithsej 7 subjekte afariste.
Nga këto kontrolle, në 6 (gjashtë) prej tyre janë identifikuar parregullsi të rëndësishme tatimore dhe administrative, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në saktësinë e pasqyrave financiare dhe në përmbushjen e obligimeve tatimore.
Gjetjet kryesore të identifikuara
Parregullsitë e evidentuara përfshijnë:
* Deklarim të tepërt të obligimeve tatimore krahasuar me detyrimin real;
* Deklarim të pamjaftueshëm të obligimeve tatimore;
* Pasaktësi në pasqyrat financiare;
* Mosdeklarim ose deklarim jo të saktë të librave të sh*tjes/blerjet dhe evidencave tatimore;
* Parregullsi administrative që mund të sjellin ndëshkime ose kontrolle shtesë nga administrata tatimore.
Parregullsia kryesore e identifikuar (B2B – transaksione biznes me biznes)
Një nga gabimet më të shpeshta dhe me ndikim më të madh është evidentuar në transaksionet Biznes me Biznes (B2B), ku subjektet kanë aplikuar njëkohësisht:
* lëshimin e faturës tatimore për transaksionin B2B, dhe
* lëshimin e kuponit fiskal për të njëjtin transaksion.
Kjo praktikë ka rezultuar në regjistrim të dyfishtë të të njëjtit qarkullim, përmes:
* faturës tatimore, dhe
* kuponit fiskal të reflektuar në Z-raport.
Pasojat e identifikuara
Si rezultat i kësaj praktike janë evidentuar:
* rritje artificiale e qarkullimit të deklaruar;
* pagesa më të larta tatimore sesa obligimi real;
* ose mosdeklarim i saktë i të ardhurave reale për shkak të trajtimit jo korrekt të evidencave;
* mospërputhje ndërmjet librave të sh*tjes dhe evidencave fiskale (Z-raport).
Rregulli i përgjithshëm
Në transaksionet Biznes me Biznes (B2B), kur lëshohet faturë e rregullt tatimore për një subjekt tjetër afarist, nuk duhet të lëshohet kupon fiskal për të njëjtin transaksion, pasi kjo krijon dyfishim të qarkullimit dhe pasaktësi në raportim.
RASTET SPECIFIKE KU MUND TË DALË EDHE FAKTURË EDHE KUPON FISKAL
Përjashtimisht, situata ku mund të hasen të dy dokumentet janë:
* Sh*tje e realizuar fillimisht përmes arkës fiskale (kupon fiskal) dhe më pas klienti kërkon faturë tatimore – në këtë rast fatura duhet të jetë referencë e kuponit dhe jo sh*tje shtesë;
* Sisteme të integruara POS/PEF, ku kuponi gjenerohet automatikisht, ndërsa fatura lëshohet për qëllime dokumentimi B2B, me kusht që të bëhet rakordimi dhe mosdyfishimi i qarkullimit;
* Korrigjime ose zëvendësime të dokumenteve fiskale, ku kuponi mund të anulohet/stornohet dhe zëvendësohet me faturë tatimore sipas procedurës përkatëse;
* Raste teknike të sistemit fiskal, ku transaksioni regjistrohet fillimisht si kupon dhe më pas konvertohet në faturë pa u trajtuar si dy sh*tje të ndara.
Përfundim
Trajtimi i saktë i transaksioneve dhe ndarja korrekte e faturave tatimore nga kuponët fiskalë është thelbësore për:
* saktësinë e librave kontabël;
* përputhjen me Z-raportet;
* dhe shmangien e dyfishimit të qarkullimit dhe gabimeve tatimore.
KonFin A&C SH.P.K
044 100 091
049 246 515
konfin-ks.com
12/05/2026
Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit do të intensifikojë trajtimin dhe monitorimin e aktiviteteve që zhvillohen në ekonominë digjitale dhe bizneset online.
Rritja e tregtisë elektronike, ofrimi i shërbimeve përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale, si dhe zhvillimi i marketingut online, kanë krijuar një treg të ri që kërkon trajtim të barabartë tatimor dhe formalizim të aktivitetit ekonomik.
📢 Kërkojmë Praktikant / Praktikante (pa pagesë)
KonFin A&C SH.P.K, Prishtinë
Fushë: Administratë / Kontabilitet / Financa
Orari fleksibil
Përvojë profesionale
Mundësi zhvillimi dhe mësimi praktik
Certifikatë pas përfundimit të praktikës
Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës
Aplikimi: dërgoni CV në
[email protected]
049 246 515
📍 Lokacioni: Prishtinë
KonFin A&C SH.P.K KonFin A&C SH.P.K, ku angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime të specializuara në fushën e Kontabilitet dhe Financave për të mbështetur suksesin tuaj te Biznesit. Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Muharrem Fejza, Mati 1
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 08:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 18:00 |