KultPlus.com

KultPlus.com

Share

KultPlus është e para dhe e vetmja gazetë shqiptare online kushtuar ngjarjeve të artit dhe kulturës.

07/07/2026

Shkenca hedh dyshime: Modelet e reja të IA-së nuk e kuptojnë botën reale

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk e kuptojnë realisht botën dhe janë ende larg inteligjencës njerëzore, shkruan BBC.

Duke folur në një konferencë teknologjike në Paris, LeCun tha se sistemet aktuale të IA-së janë shumë të afta në gjuhë, matematikë dhe programim, por dështojnë kur përballen me situata reale dhe fizike.

Sipas tij, modelet e mëdha gjuhësore (LLM), si ato që fuqizojnë “ChatGPT” dhe sisteme të ngjashme, nuk “mendojnë” në kuptimin e vërtetë, por thjesht parashikojnë një tekst, bazuar në të dhëna statistikore. Kjo i bën ato të dobishme në shumë detyra, por të pafuqishme në “kuptimin e botës reale”./KultPlus.com

07/07/2026

Trashëgimia marramendëse e Valentino-s, qindra milionë euro kalojnë te një fondacion në Lihtenshtajn

Pasuria gjigante e stilistit të famshëm italian Valentino Garavani do të administrohet nga një fondacion në Lihtenshtajn, duke i dhënë fund misterit rreth fatit të trashëgimisë së tij prej qindra milionë eurosh.

Valentino, i cili u nda nga jeta më 19 janar 2026 në moshën 93-vjeçare pa lënë trashëgimtarë ligjorë, kishte në pronësi një pasuri të jashtëzakonshme që përfshin vila luksoze, një jaht 46 metra, vepra arti nga emra të mëdhenj si Pablo Picasso dhe Andy Warhol, një kështjellë në Francë, investime financiare dhe llogari bankare jashtë vendit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Corriere della Sera, stilisti kishte hartuar testamentin më 29 mars 2023 te një noter zviceran në Gstaad, duke përcaktuar mënyrën e administrimit të pasurisë së tij.

Në dokumentet e ekzekutimit të testamentit rezulton se trashëgimtari i vetëm është Fondacioni Valentino Garavani-Giancarlo Giammetti, me seli në Vaduz, kryeqytetin e Lihtenshtajnit.

Fondacioni ka pranuar zyrtarisht trashëgiminë më 15 prill 2026 dhe tashmë një pjesë e rëndësishme e pasurisë së Valentino-s është regjistruar në emër të tij. Mes aseteve janë vila luksoze në Romë, përfshirë një rezidencë me 30 dhoma në zonën e Via Appia, jahti “Tm Blue One” dhe aktivitete të tjera të lidhura me fondacionin e tij.

Want your business to be the top-listed Media Company in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, Te Fontana Në Ulpianë
Pristina
10000