TEMPULLI
Tempulli është themeluar në vitin 1992 Tempulli ka traditën më të gjatë në arsimin privat në Kosovë, në aftësimin dhe edukimin e vijuesve në fushën e trafikut.
23/06/2026
TEMPULLI KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIME NË STUDIME BACHELOR
PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027
Me traditë të punës mbi tri dekada, Kolegji Tempulli ofron programe të studimit të akredituara dhe licencuara, të orientuara drejt zhvillimit profesional dhe nevojave të tregut modern të punës.
Tempulli është institucioni i vetëm privat i arsimit të lartë në Kosovë që është vlerësuar me Certifikatën e Cilësisë nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke u bërë njëkohësisht institucioni i parë privat në historinë e arsimit të lartë në Kosovë që pranon këtë njohje prestigjioze.
Zgjidh për të studiuar në nivelin Bachelor në njërin nga specializimet e mëposhtme:
Trafiku dhe Transporti Rrugor
Trafiku dhe Transporti Hekurudhor
Planifikimi dhe Lëvizshmëria Urbane – Mobiliteti i Mençur
Menaxhimi dhe Vlerësimi i Dëmeve
Ndërmarrësia dhe Inovacioni
Sistemet Inteligjente në Transport dhe Logjistikë
📞 045 903 903
📧 [email protected]
🌐 www.tempulli.org
Regjistrimet e hershme në Kolegjin Tempulli kanë filluar!
Apliko tani dhe përfito zbritje në studime. Mos e humb mundësinë për të investuar në të ardhmen tënde me institucionin lider në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës.
📞 045 903 903
📧 [email protected]
🌐 www.tempulli.org
15/06/2026
Në kujtim të Adem Lokajt dhe Vllaznim Malokut, ekspertë dhe profesionistë të shkencave të trafikut dhe transportit.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorëve Adem Lokajt dhe Vllaznim Malokut, dy ekspertë të respektuar të fushës së trafikut dhe transportit, të cilët me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre lanë gjurmë të rëndësishme në komunitetin akademik dhe profesional.
Adem Lokaj u nda nga jeta në fundjavën e kaluar pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa Vllaznim Maloku ndërroi jetë pasditen e sotme si pasojë e një keqësimi të papritur shëndetësor. Humbja e tyre është veçanërisht e rëndë për familjet e tyre, të cilave u shprehim dhembshurinë dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira.
Të ndjerët i përkisnin brezit të parë të studentëve shqiptarë të diplomuar në Universitetin e Zagrebit dhe dhanë kontribut të çmuar në zhvillimin e shkencave të trafikut dhe transportit në Kosovë. Ata ishin gjithashtu bashkëpunëtorë të respektuar të Kolegjit Tempulli dhe kontribuuan në edukimin dhe formimin profesional të shumë gjeneratave të reja.
Po ndahemi nga dy miq të Tempullit, dy shokë të një brezi me themeluesin e Kolegjit Tempulli, profesor Arif Krasniqin, të cilët së bashku me kolegë të tjerë i shërbyen dijes, arsimit dhe profesionit me përkushtim të rrallë. Trashëgimia e tyre do të jetojë në secilin student, koleg dhe profesionist që kanë frymëzuar gjatë jetës dhe veprimtarisë së tyre.
Në emër të Kolegjit Tempulli, stafit akademik, bashkëpunëtorëve dhe studentëve tanë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të dashura dhe respektuara Lokaj dhe Maloku.
Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën, veprën dhe kontributin e tyre.
Kolegji Tempulli
09/06/2026
Me 5 Qershor 2026 Kolegji Tempulli ka qenë mikëpritës i Konferencës së 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore, e cila ishte bashkorganizim me Universitetin Ahi Evran nga Kirsehir dhe Instituti i Zhvillimit Ekonomik dhe Kërkimeve Sociale nga Turqia.
Pas organizimeve të suksesshme në vende të ndryshme të Botës, ky edicion i konferencës u mbajtë në Prishtinë – Kosovë, përkatësisht në Kolegjin Tempulli. Pjesë e kësaj konference kanë qenë studiues, profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga shumë vende të botës, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të njohurive shkencore, në fusha të ndryshme multidiciplinare.
Kolegji Tempulli me përvojën e tij shumë vjeqare në organizimin e konferencave ndërkombëtare si gjithëher ka pasur rolin kyç në mbarëvajtjen e konferencës, e cila sipas bashkëorganizatorëve dhe pjesëmarrësve ka qenë shumë e suksesshme duke i atribuar Kolegjit Tempulli, vlerësim maksimal dhe falenderime për organizimin.
Konferenca u zhvillua në format fizik me datën 5 Qershor dhe ka vazhduar në formatin online me datën 6 Qershor, duke ofruar mundësi të gjera për rrjetëzim profesional dhe bashkëpunim akademik ndërkombëtar.
Kolegji Tempulli mbetet i përkushtuar në aktivitetin e tij për bashkëpunim me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën akademike, si në nivel vendi poashtu edhe atë ndërkombëtar.
Një falënderim i veçantë për për mbështetjen dhe furnizimin me ujë gjatë gjithë konferencës, duke kontribuar në mbarëvajtjen dhe komoditetin e pjesëmarrësve tanë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Website
Address
Eduard Lir 158, Arberia
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |