Environment & Youth Capacity Development

Environment & Youth Capacity Development

Share

The NGO was established to contribute to the capacity building of young people and their empowerment in society.

14/03/2026

Nga inspirimi te ndikimi, një model inovativ i edukimit për bujqësinë dhe mjedisin…
📽️ Ju ftojmë ta shikoni videon dhe të njiheni me rrugëtimin e projektit.

🧑🏻‍🌾 Nga inspirimi deri te realizimi, ky projekt bashkoi ide, aktivitete dhe njerëz për të sjellë më shumë ndërgjegjësim dhe mësim për komunitetin.
Synoi të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë rreth bujqësisë së qëndrueshme dhe lidhjes së saj me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, duke përfshirë aktivitete edukative dhe praktike me komunitetin.

👩🏼‍🌾 Faleminderit të gjithë partnerëve, mbështetësve dhe pjesëmarrësve që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Video u realizua në kuadër të projektit “Strengthening Climate-Smart Farms and Minds”, i financuar nga JICA dhe i zbatuar nga EYCD, në bashkëpunim me Komunën e Istogut.

Photos from Environment & Youth Capacity Development's post 15/02/2026

U realizua workshopi me fermerët e Komunës së Istogut për qëndrueshmëri klimatike në bujqësi.

Inxhinierja e pyjeve dhe mjedisit Aferdita Shala trajtoi rëndësinë e brezave mbrojtës ndaj erës, orientimin e tyre sipas drejtimit dominues të erërave në Rrafshin e Dukagjinit dhe rolin e agropylltarisë në mbrojtjen e rendimentit bujqësor.
U theksua se në kuadër të projektit është realizuar mbjellja e drunjve në parcelën e një fermeri lokal, i cili ndau përvojën e tij duke dëshmuar efektet pozitive në terren. Integrimi i drunjve në sistemet bujqësore kontribuon në reduktimin e shpejtësisë së erës, përmirësimin e mikroklimës, zvogëlimin e erozionit, si dhe përfitime ekonomike shtesë për fermerët.

Në vijim, z. Nehat Bojaxhiu prezantoi te gjeturat nga “Projekti për Ndërtimin e Kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat përmes Sistemit Kombëtar të Informimit për Zjarret Pyjore (NFFIS) dhe Eco-DRR”, duke paraqitur manualet dhe udhëzimet teknike të hartuara nga ekspertë japonezë. Ky manual, i përshtatur posaçërisht për Komunën e Istogut, ofron orientime konkrete mbi projektimin, distancën, përbërjen dhe orientimin e brezave mbrojtës si zgjidhje e bazuar në natyrë për reduktimin e rrezikut nga erërat e forta.

Në takim morën pjesë fermerë lokalë, përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë, zyrtarë të menaxhimit emergjent dhe këshilltarë bujqësorë, duke zhvilluar një diskutim profesional duke diskutuar sfidat nga erërat sezonale dhe nevojën për masa adaptuese.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Strengthening Climate-Smart Farms and Minds”, i financuar nga JICA dhe i zbatuar nga EYCD, në bashkëpunim me Komuna e Istogut.

Kjo ndërhyrje konkrete synon zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe reduktim afatgjatë të rreziqeve natyrore. 🌿

Photos from JICA Balkan Office's post 18/12/2025

🌱 Ky aktivitet edukativo-mjedisor, u zhvillua në kuadër të projektit “Strengthening Climate-Smart Farms and Minds”, me mbështetjen e JICA dhe në bashkëpunim me Komunën e Istogut dhe institucionin parashkollor.

Faleminderit për partneritetin dhe përkushtimin në ndërtimin e brezave që respektojnë natyrën dhe të ardhmen 🌼

Photos from Environment & Youth Capacity Development's post 26/10/2025

Shprehitë e mira fitohen në fëmijërinë e hershme.
Në ambientet plot ngjyra e buzëqeshje të Institucionit Parashkollor “Lulet e Jetës” Vrellë, u zhvillua një aktivitet i veçantë me temën “Të jetojmë shëndetshëm duke u ushqyer shëndetshëm”.

Fëmijët u njohën më afër me pemet dhe perimet, duke zbuluar se sa shumë dashuri, energji dhe shëndet na dhuron natyra kur kujdesemi për të. Përmes lojërave dhe aktiviteteve kreative, ata mësuan në mënyrë argëtuese për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe për zakonet e mira që i ndihmojnë të rriten të fortë e të lumtur.

Ky aktivitet synoi të ushqejë dashurinë, njohuritë dhe vetëdijen e fëmijëve për rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme, si dhe për lidhjen mes ushqimit, natyrës dhe kujdesit ndaj trupit.

Kjo ditë u realizua me shumë dashuri dhe përkushtim në kuadër të projektit “Strengthening Climate-Smart Farms and Minds”, i cili financohet nga JICA dhe zbatohet nga OJQ “EYCD” në partneritet me Komunën e Istogut.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin edukativ, për përkushtimin,kujdesin dhe bashkëpunimin e treguar Lulet E Jetës Vrellë 🌸.............................
Good habits are formed in early childhood.
In the colorful and cheerful environment of the Preschool Institution “Lulet e Jetës” in Vrellë, a special activity was organized with the theme “Living Healthy by Eating Healthy.”

The children got to know fruits and vegetables more closely, discovering how much love, energy, and health nature gives us when we take care of it. Through games and creative activities, they learned in a fun way about the importance of healthy eating and the good habits that help them grow strong and happy.

This activity aimed to nurture children’s love, knowledge, and awareness of the importance of consuming healthy foods, as well as the connection between food, nature, and body care.

The day was carried out with great love and dedication within the project “Strengthening Climate-Smart Farms and Minds,” funded by JICA and implemented by the NGO “EYCD” in partnership with the Municipality of Istog.

Special thanks go to the educational staff of “Lulet e Jetës” Vrellë for their dedication, care, and cooperation. 🌸

Want your organization to be the top-listed Non Profit Organization in Prizren?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


William Walker Nn
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00